Art&Argëtim

“Super Hëna” e vitit 2019 po vjen, nesër me sytë drejt qiellit

18 Shkurt 2019, 16:34 Nga DOSJA
“Super Hëna” e vitit 2019 po vjen, nesër me sytë

Mbrëmja e 19 shkurtit rezervon spektakël qiellor për të gjithë. Në orën 22:07 në mbrëmje Hëna do të jetë në distancën minimale me Tokën.

Kurrë, gjatë gjithë vitit 2019, ne nuk do të kemi një hënë të plotë më afër se kjo.

Një muaj më parë, në janar, bota pa “Hënën e përgjakur”, shkurti i 2019 rezervon sërish surpriza.

Ajo që e bën kaq të veçantë është fakti se Hëna e plotë do të jetë pikërisht në pikën e orbitës së saj më afër Tokës duke u shfaqur në qiell më e ndritshme dhe rreth 7% më e rrumbullakosur se një hënë e plotë normale.

Megjithëse astrofizikanti Gianluca Masi thotë se :” Nuk duhet humbur kjo ngjarje“ raundi i tretë i “superhënës” do të jetë akoma më i bukur.

Ai pritet të ndodhë gjatë 21 marsit në ekuinoksin e pranverës.  Sa më e madhe “superhëna” aq më shumë të mahnitur do të ngelemi dhe aq më tepër do të kemi mundësi për të bërë krahasimet me “hënën e përgjakur” të korrikut të 2018.

(S.A/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete 'super hena' e 19 shkurtit gianluca masi 'super hena' e 19 shkurtit gianluca masi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 18 Shkurt 2019, 06:19

Sukses, para dhe dashuri/ Horoskopi 18 shkurt 2019

Dashi Bëni kujdes pasi mund të përfshiheni në një konflikt me kolegët ose shefat tuaj. Shkak për irritimin mund të jetë një mosmarrëveshje në familje. Flisni me...

Art&Argëtim 17 Shkurt 2019, 14:27

5 fakte interesante për trurin që nuk i dini

Mendja njerëzore ka qenë gjithmonë dhe ende mbetet një mister, sidomos kur bëhet fjalë për kujtimet tona. Që prej momentit që vijmë në jetë, truri ynë vazhdimis...