Art&Argëtim

Unazë me diamant në dorën e Kylie-t. Ndonjë propozim nga Travis?!

19 Shkurt 2019, 10:26 Nga DOSJA
Unazë me diamant në dorën e Kylie-t. Ndonjë propozim nga

Kylie Jenner dhe Travis Scott sillen sikur janë të fejuar, ato akoma e thërrasin njëri tjetrin burrë dhe grua. Gjithashtu ata kanë një vajzë bashkë dhe së fundmi kemi parë një diamant të madh në gishtin e saj në dorën e majt. Pra, janë apo nuk janë të fejuar?

Jenner postoi një foto në storyn e saj në Instagram, ku shihej dora e saj e majtë në timon e makinës e sigurisht ajo që nuk I shpëton syrit tonë është unaza e saj me diamant. Duket sikur kjo foto është vendos jo pa qëllim dhe mund ta marrim si një aprovim të një zyrtarizimi të sigurt të lidhjes së saj me Travis Scott.

Mirëpo nuk zgjati shumë dhe fotoja u fshi nga historiku i instagramit. Gjithsesi Kylie tregon një tjetër foto të dorës së saj, tashmë pak më të mbledhur, ku tregon ngjyrën e thonjve të saj, por me bisht të syrit mund të dallojmë dhe gurin e unazës së saj, madhësia e të cilit nuk fshihet kollaj.

Urojmë që dyshimet tona të jenë të vërteta dhe çifti të kenë marrë hapa më të sigurt për të ardhmen. Me siguri nëse do ketë diçka të tillë çifti do ta ndajë me ne. Ne jemi gjithë sy e veshë.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz fejese kylie jenner travis scott unaze diamanti fejese kylie jenner travis scott unaze diamanti

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 18 Shkurt 2019, 06:19

Sukses, para dhe dashuri/ Horoskopi 18 shkurt 2019

Dashi Bëni kujdes pasi mund të përfshiheni në një konflikt me kolegët ose shefat tuaj. Shkak për irritimin mund të jetë një mosmarrëveshje në familje. Flisni me...