Art&Argëtim

“Ekspertiza e Zhitit”, Agron Tufa replikon me poetin Koçi: Kot janë humbur 30 vjet pa e sqaruar

19 Shkurt 2019, 11:35 Nga DOSJA
“Ekspertiza e Zhitit”, Agron Tufa replikon me poetin Koçi:

TIRANË- Hijet e komunizmit janë kthyer sërish mes poetëve e shkrimtarëve në Shqipëri. Ka qenë një postim i poetit Agron Tufa, i cili publikoi në Facebook disa dokumente të akt ekspretiztës për Vizar Zhitin, ekspretizë e cila e çoi në burg atë, që hapi “plagët” e vjetra të komunizmit.

“Nje pyetje qe duhet ngritur. Keta qe kane emrat poshte akt-ekspertizes, qe çoi në burg poetin Visar Zhiti, a u detyrohen lexuesve nje shpjegim, se si ndodhi? Meqe jane figura publike dhe i shohim neper tubime, apo jo?”, shkruante në postimin  e tij Tufa, e cila akuzonte drejtëpërdrejtë dy poetët. Koçi dhe Vozga.

Në dokumentet e publikuara nga Tufa, dy shkrimtarët që i bënë ekspertizën Zhitit ishin Pandeli Koçi dhe Ramazan Vozga. Poeti Pendeli Koçi ka zgjedhur të flasë dhe i është përgjigj Tufës, duke thënë se gjithçka është një manipulim.

Në gazetën “Panorama” në një letër të hapur, e cila i përgjigjet jo vetëm Tufës, por edhe shpjegon pozitat e tij karshi kësaj akuze. Në këtë letër Koçi shprehet se është në dijeni të kësaj çështjeje dhe se nuk është ai që ka marrë pjesë në procesin e ekspertimit të poezive të Visar Zhitit.

“Jo çdo dokument është fakt, aq më tepër në një shtet totalitar. Arrestimin e Visar Zhitit në Kukës e morëm vesh në redaksinë e poezisë së shtëpisë botuese “Naim Frashëri”, ku isha dhe unë redaktor dhe natyrisht, na erdhi keq për atë autor të ri”, ishte kjo një pjesë e përgjigjes së poetit Koçit.

Sot poeti, Agron Tufa, në një letër të botur në “Panorama”, i është përgjigjur sërish poetit Koçi. Në shkrimin e tij thekson se letra e poetit që i ka bërë ekspertizën Visar Zhitin, nuk është një Sqarim.

“Kot janë humbur 30 vjet pa e sqaruar. Tani mundësitë janë shumë më të mëdha për të zbardhur çdo lloj manipulimi apo falsifikimi. Shteti dhe shoqëria demokratike të jep mundësinë me institucione të specializuara të kërkosh dhe të krahasosh dosjet, për të gjetur “momentin” e falsifikimit. Pastaj mund t’u drejtohesh organeve të specializuara për një ekspertizë të firmës. Do të ishim të gjithë të gëzuar për një sqarim të tillë dhe vetë z. Koçi, duke pastruar veten nga këto njolla, do të kishte respektin e shoqërisë, solidaritetin dhe përvujtninë tonë, tok me një mësim të madh për shoqërinë, duke demaskuar metodat djallëzore që përdorte drejtësia komuniste për të bërë sa më shumë bashkëfajtorë me makinën shtypëse të lirive dhe dinjitetit njerëzor”, shkruan Tufa në letrën e tij drejtuat Koçit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture agron tufa debati per zhitin ekspertiza ne komunizem pandeli koçi visar zhiti agron tufa debati per zhitin ekspertiza ne komunizem pandeli koçi visar zhiti

Sondazh

Poll