Art&Argëtim

Blerina Bombaj nxjerr qenin ne video: ‘Bubi u mëkëmb me tërshërë’

19 Shkurt 2019, 10:18 Nga DOSJA
Blerina Bombaj nxjerr qenin ne video: ‘Bubi u mëkëmb me

Për ta risjellë në kujtesë, publiku e kundërshtoi shumë menunë e vendosur nga dietologia Blerina Bombaj ku në përmbajtje të saj kishte dhe tërshërë si një vakt ushqimor. Pothuajse të gjithë prindërit mbetën të pakënaqur duke thënë që tërshera ishtë një ushqim i përshtatshëm për kuajt dhe jo për fëmijët.

Mirëpo dietologia i qëndroi këmbëngulëse vendimit të saj dhe hodhi poshtë të gjitha kundërshtimet që vinin nga çdo kënd. Ajo vazhdon të theksojë që tërshëra është një produkt i shëndetshëm ushqimor dhe ditën e djeshme ka postuar në Instagram një video të një qenushi që mesa duket është shëruar duke konsumuar qumësht, tërshërë dhe vezë.

“Ja si u mëkëmb bubi pas regjimit me qumësht , tërshërë dhe vezë. Dhe thoni pastaj që tërshëra është për kuaj”-shprehet Blerina.

Tani duket sikur edhe kopështet për fëmijë e kanë pranuar dhe kanë filluar të mos e kenë më problem këtë produkt, pavarësisht se ende hasim prindër që kanë ankesa dhe i ushqejnë fëmijët vetë në mëngjes pasi mbeten pa ngrënë nëse ka tërshërë.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim blerina bombaj dietologe sherohet qeni tershera blerina bombaj dietologe sherohet qeni tershera

Sondazh

Poll