Politike

‘Rama anulon takimin nga frika, fshihet tek “Princesha”’, Salianji: Spiunët e Rilindjes informuan për tek qebatorja

15 Qershor 2019, 10:08 Nga DOSJA

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se kryeministri Edi Rama ka anuluar takimin e programuar në Devoll përpara Bashkisë Devoll. Sipas ish-deputetit,

Rama e anuluar takimin pasi ka marrë vesh se protestat e opozitës nuk lejojnë tubime farse. Salianji thotë se Rama e ka vendosur që t’a organizojë takimin tek një qebaptore e quajtur “Princesha”.

Ish-deputeti ka publikuar edhe dy foto, në njërën kërkesa për tubim në shesh dhe tek e dyta, njoftimi nga faqja e Facebook-ut, për takimin tek qebaptore Princesha.

Reagimi i plotë:

Një ditë më parë kryetari i PS i kërkon Bashkisë së Devollit leje për të tubuar në sheshin para Bashkisë. (Foto 1.) 
Pasi marrin dijeni që protesta qyetare s’do lejojë asnjë tubim farsë, bëjnë njoftime për tu futur nëpër lokale periferie. (Foto 2)

Takimet e Ramës janë si koncerte me biletë ku ftohen vetëm servilët e Rilindjes! 
Për taksapaguesit shqiptarë ai nuk gjendet në ecje apo takime më qytetarë!

Sot në Devoll, qindra qytetarë të organizuar nga “Aleanca qytetare për mbrojtjen e demokracisë” do të ishin në takimet qe Rama i mban të fshehta. Për këtë kanë bërë gjithçka të informohen spiunët e Rilindjes.

Sapo u informuan për revoltën qytetare, Rama e anulloi takimin dhe e kryen atë i mbyllur në qebabtore “Princesha”.

Opozita ka nisur një aksion për të mos lejuar vijimin e fushatës nga kryeministri Edi Rama. Në çdo qytet ku shkon, kryeministri pritet nga protestuesë që i ndërpresin rrugën për të mos t’a lejuar të kalojë. Situata është edhe më e tensionuar pas vendimit të presidentit Ilir Meta, për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, vendim ky që është hedhur poshtë nga PS, që e quan nul dhe vazhdon përgatitjet.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ne devoll ervin salianji protestat e opozites zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 edi rama ne devoll ervin salianji protestat e opozites zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll