Politike

Balla apel kryebashkiakëve të opozitës: Mos u bëni mish për top. Kush pengon zgjedhjet është subjekt i Ligjit të Dekrimi

15 Qershor 2019, 09:49 Nga DOSJA
Balla apel kryebashkiakëve të opozitës: Mos u bëni mish

TIRANE– Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se kryetarët e bashkive të opozitës që do të pengojnë zhvillimin e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit do të jenë subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit dhe nuk do të kenë më mundësi të rikandidojnë.

I ftuar në studion e emisionit “Java” në Tvsh, Balla i sugjeroi miqësisht atyre që të mos bëhen mish për top në këtë situatë, pasi pengimi i zgjedhjeve është vepër e rëndë penale, e cila të pamundëson të rikandidosh për 10 apo 15 vite sa është parashikuar nga Ligji i Dekriminalizimit.

“Miqësisht i njoh disa nga kryetarët e bashkive të opozitës. Për ata të LSI-së kam bërë fushatë zgjedhore. Mar rastin e Altin Toskës në Cërrik që është kryetar aktual i bashkisë. Miqësisht do ti sugjeroja të mos bëhet mish për top në këtë situatë. Kujtoj që pengimi i zgjedhjeve është vepër e rëndë penale, është dhe vepër e cila të pamundëson më pas të rikandidosh për 10 apo 15 vite sa është parashikuar nga Ligji i Dekriminalizimit. Pra kujdo kryetari bashkie, i cili ka vendosur ti përkushtohet politikës, qoftë asaj vendore apo qoftë asaj të përgjithshme do tja sugjeroja miqësisht mos bëhet mish për top, sepse do të bëhet subjekt i Dekriminalizimit. Pengimi i administratës zgjedhhore të kryejë punën hyn në nenet që parashikon Kodi Penal dhe asnjëri prej tyre nuk kandidon”, deklaroi Balla

Sipas Ballës edhe vepra penale për të cilën akuzohet kryetari i PD-së, Lulzim Basha hyn në prerogativat i Ligjit të Dekriminalizimit që e pamundëson Bashën përjetë për të kandiduar për një pozicion të zgjedhur.

Ditën e djeshme, bashkitë opozitare kanë kërkuar lirimin e KZAZ-ve pasi zgjedhjet nuk do të zhvillohen më 30 qershor. Rama i ka bërë thirrje që të mos ndërhyjnë. KQZ ka reaguar duke i kërkuar kryebashkiakëve të mos cënojnë KZAZ-të ndryshe do të përballen me ligjin. Kreu i KQZ-së, Klement Zguri doli kundër duke u shprehur se njihte dekretin e Metës.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dekreti i metes kryebashkiaket opozitare taulant balla dekreti i metes kryebashkiaket opozitare taulant balla

Sondazh

Poll