Politike

“Të pamposhtur, kryengritësit përshëndesin me dy gishta nga komisariati i Kavajës”, Berisha: I arrestuan sepse bllokuan

15 Qershor 2019, 09:47 Nga DOSJA
“Të pamposhtur, kryengritësit përshëndesin me dy

KAVAJË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim në rrjetet sociale ku shkruan se disa persona në Luz Të Vogël në Kavajë janë arrestuar pasi kanë bllokuar KZAZ-në duke zbatuar dekretin e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve.

Berisha ka publikuar edhe një foto ku shihen disa persona që përshëndesin me dy gishta.

luz arrestime. Kryengritesite e pamposhtur te Kavajes na pershendesin nga qelite e Narkokomisariatit.

Nje pershendetje te perzemerte miq guximtareve qe na bejne krenare. Rama ik! Fitore! Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e kryengritesit dixhital. sb

Doktor çunat e Kavajes live nga dhoma e paraburgimit ne komisariat. I arrestuan sonte ne mbremje sepse bllokuan KZAZ-ne e Luzit te vogel ne perputhje te plote me ligjin dhe dekretin e Presidentit te Republikes. Po kthehet komunizmi? Liri demokraci✌?,”– shkruan Berisha krahas fotos.

Një dit më parë kryebashkiakët opozitarë i kanë dërguar letër Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, ku edhe i kërkojnë lirimin e hapësirave që janë shndërruar në KZAZ. Bashkitë që kanë nisur zbatimin e dekretit të presidentit Ilir Meta janë ato të Kukësit, Shkodrës, Kavajës, Skraparit, Matit, Tropojës, Gjirokastrës, Dropullit, Delvinës, Devollit, Mallakastrës, Rrogozhinës, Peqinit dhe Përmetit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bllokimi i kzaz-ve denoncimi i sali berishes kavaje pershendetje me dy gishta bllokimi i kzaz-ve denoncimi i sali berishes kavaje pershendetje me dy gishta

Sondazh

Poll