Politike

“Hallin e datës 30 nuk ta zgjidhim ne”, Shehu-Ramës: Mjaft me kërcënime, zgjedhjet nuk ekzistojnë

15 Qershor 2019, 07:23 Nga DOSJA
“Hallin e datës 30 nuk ta zgjidhim ne”, Shehu-Ramës: Mjaft

TIRANË- Ndërsa një ditë më parë, Bashkitë e drejtuara nga partitë opozitare kërkuan nga KQZ lirimin e ambienteve të dhëna për ngritjen e KZAZ-ve.

Pas kësaj ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Kukësi, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se nuk do të ketë asnjë hap pas, pavarësisht kërcënimeve.

“Mos u lodh me urdhra pa vlerë që nxisin militantët e tu në KQZ të na kërcënojnë me ndjekje penale, sepse, përsa kohë nuk ekziston një datë zgjedhjesh, as zgjedhjet nuk ekzistojnë”, – shkruan ndër të tjera Shehu.

Sipas tij, “Kushdo që vepron ndryshe, është në paligjshmëri”.

Postimi i plotë:

Zoti Kryeministër! Je kokë e këmbë në paligjshmëri!

Qeveria e drejtuar prej teje ka botuar në Fletoren Zyrtare dekretin e Presidentit. Siç mund ta dish fare mirë, në Fletoren Zyrtare publikohen aktet ligjore të detyrueshme për zbatim në Republikën e Shqipërisë. Mos u lodh me urdhra pa vlerë që nxisin militantët e tu në KQZ të na kërcënojnë me ndjekje penale, sepse, përsa kohë nuk ekziston një datë zgjedhjesh, as zgjedhjet nuk ekzistojnë.

Kushdo që vepron ndryshe, është në paligjshmëri!

Zoti Kryeministër, kur Presidenti të shpallë një datë të re zgjedhjesh, atëherë gatishmëria jonë për respektimin e ligjit, do të jetë, si gjithmonë, maksimale.

Hallin e datës 30 nuk ta zgjidhim dot ne!

Je që je kot dhe sillesh nëpër Shqipëri si qyfyrexhi, jepi urdhër KQZ-së të shpallë menjëherë nisjen e negociatave me BE-në!

Bashkitë opozitare kanë kërkuar dje (Lexo këtu) lirimin e KZAZ-ve pasi zgjedhjet nuk do të zhvillohen më 30 qershor. Rama i ka bërë thirrje që të mos ndërhyjnë. KQZ ka reaguar duke i kërkuar kryebashkiakëve të mos cënojnë KZAZ-të ndryshe do të përballen me ligjin. Kreu i KQZ-së, Klement Zguri doli kundër duke u shprehur se njihte dekretin e Metës.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anulimi i 30 qershorit bashkim shehu edi rama kzaz kukes shtyrja e zgjedhejve anulimi i 30 qershorit bashkim shehu edi rama kzaz kukes shtyrja e zgjedhejve

Sondazh

Poll