Politike

Berisha bën lëmsh të gjithë: Eskorta e Ramës përplasi për vdekje truprojën. MB: E rremë, e turpshme!

15 Qershor 2019, 08:50 Nga DOSJA
Berisha bën lëmsh të gjithë: Eskorta e Ramës

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë lëmsh mediat dhe rrjetet sociale me publikimin e një denoncimi të rremë. Berisha postoi mesazhin e një qytetari dixhital, i cili shprehej se njëri nga dy truprojat e aksidentuar në ngjarjen e 13 qershorit 2019, ku eskorta e kryeministrit u bllokua nga protestuesit e PD, ka ndërruar jetë. Sipas mesazhit të Berishës, aksidenti kishte ndodhur nga vetë eskorta e kryeministrit që ka përplasur dy truprojat. Dosja.al u interesua pranë Policisë së Shtetit dhe Spitalit të Traumës, ku u konfirmua se një prej gardistëve është plagosur, por nuk ka asnjë informacion tjetër, nëse një tjetër gardist ka ndërruar jetë. Institucionet shtetërore mohojnë një gjë të tillë.

Potimi i plotë:

Akuzohet narkopolicia se fsheh pasojat e renda te aksidentit te Edvinit ne Librazhd.

Thuhet se njeri nga badiguardet e tij ka ndrruar jete dhe tjetri eshte ne gjendje te rende. Iu bej thirrje mediave te hetojne kete çeshtje. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje doktorr Po qarkullojne lajme Qe mund te kete vdekur njeri nga 2 bodygarden qe shtypi eskorta rames Tjeteri eshte ne gjendje te rende por policia dhe garda heshtin sikur nuk ka ndodhur gje.

Pas publikimit të Berishës, reagoi edhe Ministria e Brendshme që mohoi në mënyrë kategorike lajmin dhe ka bërë thirrje që mediat të mos publikojnë më njoftime nga një burim i pabesueshëm si Berisha.

Më 13 qershor, Rama u prit me protesta nga simpatizantët e Partisë Demokratike, të cilët qëlluan me vezë dhe sende të forta eskortën e tij. Për të shmangur incidentin, eskorta ka devijuar menjëherë rrugën ka përplasur një gardist, i cili po mundohej të orientonte makinën.

(B.B/ F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ministria e brendshme sali berisha truproja e rames ministria e brendshme sali berisha truproja e rames

Sondazh

Poll