Politike

“Pse nuk del kundër shkëmbimit të territoreve?” Haradinaj zbulon bisedën me Bushatin

15 Qershor 2019, 09:02 Nga DOSJA
“Pse nuk del kundër shkëmbimit të territoreve?”

KOSOVË- “E kam shef Edi Ramë”, kjo është fjalia me të cilën sipas kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, lidhur me pyetjen se përse nuk ka një qëndrim të qartë për shkëmbimin e territorve me Serbinë.

I ftuar në studion e emisionit “Interaktiv”, Haradinaj ka nxjerrë në pah këtë fakt të rëndësishëm nga Samiti i organizuar në Durrës, kohë kur në krye të diplomacisë shqiptare ishte Ditmir Bushati. 

“Ishte samiti i Durrësit dhe erdhi ministri Markoviq, më vonë u bashkua komisionari Hahn dhe në një rast i thash Ditmir Bushatit, ‘i nderuar ministër, si ka mundësi që ju nuk e keni një qartësi në respektim të territoreve të Kosovës dhe si nuk dilni kundër lëvizjes me territore për Kosovën’, ai më tha që ‘unë e kam shef Edi Ramën dhe nga ai varët se sa do të jem në Qeveri’”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se nga këto përvoja e bëjnë që të ketë kujdes.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ditmir bushati ramush haradinaj shkembimi i territoreve ditmir bushati ramush haradinaj shkembimi i territoreve

Sondazh

Poll