Politike

Grushta e shkelma në fushatën e PS-së, drejtuesit e PD-së i prishin takimin kandidatit socialist në Luz të Vogël

15 Qershor 2019, 07:08 Nga DOSJA
Grushta e shkelma në fushatën e PS-së, drejtuesit e PD-së i

KAVAJË- Ndërsa opozita ka paralajmëruar protestën e 9-të kombëtare për t’u mbajtur më 21 qershor në orën 20:00, qeveria vijon fushatën e saj elektorale dhe prezantimin e kandidatëve, përkundër dekretit të Presidnetit që shtyn zgjedhjet paafat.

Burime i thanë Dosja.al se ndërsa ditën e djeshme kandidati i Partisë Socialiste Redian Krali, kishte shkuar për fushatë në fshatin Luz të Vogël, gjërat nuk kanë shkuar qetë. Krali ka shfrytëzuar ditën e pazarit, ku në treg mblidhen banorë të zonës dhe 3 fshatrave përrreth, për të bërë fushatë, por kjo si duket nuk u ka pëlqyer drejtuesve të PD-së.

Kjo ka sjellë konflikt verbal, i cili më pas ka agravuar në grushta e shkelma.

Ndërsa deri më tani nuk ka asnjë reagim si nga partitë, ashtu edhe nga organet ligjzbatuese.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike grushta e shkelma në kavajë kandidati i ps-së sherr me drejtuesit e pd sherr në luz të vogël grushta e shkelma në kavajë kandidati i ps-së sherr me drejtuesit e pd sherr në luz të vogël

Sondazh

Poll