Aktualitet

Projekti i rindërtimit të “5 majit”, zbulohet oferta dhe kompanitë fituese

6 Nëntor 2021, 17:36 Nga DOSJA
Projekti i rindërtimit të “5 majit”, zbulohet oferta dhe

TIRANË – “Open Data” ka publikuar kompanitë fituese të tenderit për rindërtimin e zonës nr.4 dhe nr.8 të lagjes “5 maj”. Projekti në fjalë kishte të përcaktuar shifrën maksimale 6.3 miliard lekë ( saktësisht 6 361 992 085 Lekë), ndërsa oferta fituese ishte me çmim rreth 6.1 miliard lekë (saktësisht 6 191 145 299.78 Lekë).

Sipas të dhënave të publikuara, emrat e kompanive fituese të ndërtimit dhe ndërtimit të godinave në lagjen “5 maj” janë:  Nova Construction 2012 shpk dhe Alesio 2014 shpk., EuroNdërtimi 2000 shpk Mane / TCI shpk , K.A.E.XH shpk & Mane/S shpk, Geci shpk, Salillari shpk., Company Riviera 2008 shk dhe Nika shpk Pepa Group, Alba Konstruksion, Al Point shpk dhe Gjoka Konstruksion,  Bajrami N shpk dhe Zdravo shpk, etj.

Prej më shumë se një muaji, një pjesë e banorëve të lagjes “5 maj” në Tiranë po protestojnë kundër projektit të Bashkisë së Tiranës duke pretenduar se nuk është publikuar zonat e banimit të cilat prek ky projekt. Ata dyshojnë se nuk do të dëmshpërblehen plotësisht, ndërsa zv/kryetari i bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku premtoi se të gjithë banorët e lagjes “5 maj” do të dëmshpërblehen 100%.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Nëntor 2021, 16:49

Merr flakë makina në Kamëz, shpëton drejtuesi

TIRANË– Një automjet ka marrë flakë në ecje pasditen e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, tek Kthesa e Kamzës. Sipas njoftimit të...