Aktualitet

Shtynë gazetaren dhe desh e hodhën në greminë, nis hetimi për punonjësit e policisë

6 Nëntor 2021, 18:38 Nga DOSJA
Shtynë gazetaren dhe desh e hodhën në greminë, nis hetimi

TIRANË – Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur hetimin për incidentin e ndodhur ditën e sotmë në Qafë Mollë me gazetaren e kronikës në “Top Channel” Anila Hoxha dhe operatorit të këtij televizioni, të cilët u shtynë nga disa punonjës të policisë gjatë raportimit për gjetjen e trupit të biznesmenit Rruzhdi Hoxha.

Në njoftimin e publikuar, SHÇBA bën me dije se efektivët do të hetohen për “sjellje jo etike e conform ndaj detyrës”.

Reagimi i punonjësve të policisë ndaj gazetares Anila Hoxha dhe operatorit të “Top Channel” ngjalli kritika në media.

Njoftimi i SHÇBA-së:

Në vijim të lajmit të publikuar në disa media, në lidhje me sjelljen jo korrekte të disa punonjësve të policisë me përfaqësues të mediave, e në veçanti me gazetaren Anila Hoxha gjatë raportimit të një ngjarje kriminale, SHÇBA njofton se ka nisur një inspektim për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe vënien përpara përgjegjësisë të punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë shfaqur sjellje jo etike e konform detyrës.

SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

VD-Në vendin e krimit! Polici shtyn Anila Hoxhën, gazetarja: Ore debil, çfarë je ti

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Nëntor 2021, 18:36

EMRI/ Kush është i plagosuri në ish-Bllok

TIRANË– Dosja.al ka mësuar identitetin e personit që mbeti i plagosur me armë zjarri në zonën e ish-Bllokut. Mësohet se bëhet fjalë për 32-vjeç...