Aktualitet

Plagoset 32-vjeçari në ish-Bllok, kapet një prej autorëve, bllokohet “Benz”-i

6 Nëntor 2021, 18:13 Nga DOSJA
Plagoset 32-vjeçari në ish-Bllok, kapet një prej autorëve,

TIRANË– Ilir Shkurti, 32 vjeç ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme, mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në zonën e njohur si pallatet “Agimi”, në ish-Bllok. Paraprakisht bëhet me dije se Shkurti është përfshirë në një konflikt çasti për motive të dobëta me disa persona të tjerë. Në sherr e sipër pala tjetër ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt 32-vjeçarit duke e lënë të plagosur në këmbë.

Edhe pse i plagosur, 32-vjeçari Shkurti ka arritur që të shkojë vetë në spitalin e Traumës, aty ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana tjetër, policia ka njoftuar se makina me të cilën autorët e plagosjes kanë tentuar të largohen, është bllokuar. Bëhet fjalë për një mjet të llojit “Benz”.

Ndërsa një person që dyshohet të jetë një prej autorëve të ngjarjes, Kridenc Meçollari, 38 vjeç është shoqëruar për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. Ndërsa personi tjetër ka mundur të zbresë nga automjeti dhe të largohet në brendësi të pallateve në zonën ku dhe ndodhi ngjarja duke u shpëtuar duarve të efektivëve.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

EMRI/ Kush është 38-vjeçari i arrestuar për plagosjen e Shkurtit, tjetri u arratis

Plagosja në ish-Bllok! Policia: Bllokuam”Benz”-in e autorëve, një i shoqëruar

EMRI/ Kush është i plagosuri në ish-Bllok

VIDEO nga vendi i ngjarjes ku ndodhi plagosja në ish-Bllok

*lajmi është në përditësim

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ilir shkurti plagoset ilir shkurti plagosje ne ish-bllok ilir shkurti plagoset ilir shkurti plagosje ne ish-bllok

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Nëntor 2021, 18:36

EMRI/ Kush është i plagosuri në ish-Bllok

TIRANË– Dosja.al ka mësuar identitetin e personit që mbeti i plagosur me armë zjarri në zonën e ish-Bllokut. Mësohet se bëhet fjalë për 32-vjeç...