Aktualitet

Bashkëpunim me Berishën në krye të PD? Rama: S’është çështje personash, fatkeqësi…

6 Nëntor 2021, 17:02 Nga DOSJA
Bashkëpunim me Berishën në krye të PD? Rama:

TIRANË– Për kryeministrin Edi Rama nuk ka rëndësi se kush vihet në krye të Partisë Demokratike, por qasja e tij e re me Opozitën ka të bëjë me domosdoshmërinë që sipas tij ka kultura politike në Shqipëri që të lehtësohet nga barra e rëndë e të shkuarës. Në një intervistë për “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa, Rama tha se zhvillimet në Partinë Demokratike i sheh si një fatkeqësi që i lë një shije të hidhur.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Do të ishte e njëjta ofertë për të bashkëpunuar edhe nëse Berisha merr PD?

Edi Rama: Qasja ime e re me opozitën nuk është një qasje që lidhet me një person apo me një grup personash. Është një qasje që lidhet me domosdoshmërinë që kultura politike në Shqipëri të lehtësohet nga barra e rëndë e të shkuarës nga pesha e rëndë e baltës që e ka karakterizuar në tërësi jetën tonë politike dhe bashkëjetesën tonë politke. Kështu që nuk shoh pse duhet ta kemi këtë dilemë. Është çështja e tyre se kush zgjidhet, kush nuk zgjidhet. Kreun e Partisë Demokratike e zgjedhin anëtarët e PD, forumet e PD. Nuk e zgjedh unë, nuk e zgjedh Partia Socialiste. Nëse do të ishim ne që do zgjidhnim sigurisht asnjëri nga këta janë apo pretendojnë të bëhen, nuk do të ishin të denjë për Partinë Demokratike sepse nuk janë në fakt për historinë dhe antarësinë e shëndetshme të PD-së. Qasja ime e re me opozitën nuk është një qasje që lidhet me një person apo me një grup personash. Është një qasje që lidhet me domosdoshmërinë që kultura politike në Shqipëri të lehtësohet nga barra e rëndë e të shkuarës nga pesha e rëndë e baltës që e ka karakterizuar në tërësi jetën tonë politike dhe bashkëjetesën tonë politke. Kështu që nuk shoh pse duhet ta kemi këtë dilemë. Është çështja e tyre se kush zgjidhet, kush nuk zgjidhet. Edhe njëherë, nuk është çështje personash. E para kjo, dhe e dyta nuk dua të komentoj për këtë. Për mua është një fatkeqësi në zhvillim e sipër në Partinë Demokratike që vërtetë të lë një shije të hidhur sepse katandisja e një partie që lindi si forca e re e shpresës dhe të së ardhmes në një zonë të zymtë ku klith e shkuara është vërtetë për të ardhur keq dhe ka në vetvete një shëmti të madhe. Janë gjëra që ndodhin për fat të keq.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama sali berisha edi rama sali berisha

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Nëntor 2021, 16:49

Merr flakë makina në Kamëz, shpëton drejtuesi

TIRANË– Një automjet ka marrë flakë në ecje pasditen e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, tek Kthesa e Kamzës. Sipas njoftimit të...