Aktualitet

Ngjarjet kriminale në vend, Salianji: Qeveria ka harruar show-n, dhunoi gazetaren

6 Nëntor 2021, 19:49 Nga DOSJA
Ngjarjet kriminale në vend, Salianji: Qeveria ka harruar show-n, dhunoi

TIRANË – Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji reagoi ashpër ndaj qeverisë pas ngjarjeve të fundit kriminale në dy ditët e fundit në vendin tonë si për dhunimin e gazetarës së “Top Channel” Anila Hoxha gjatë raportimit të gjetjes së kufomës së Rruzhdi Hoxhës në Qafë Mollë.

Në profilin e tij në “Facebook”, deputeti demokrat komenton se “Qeveria e dorëzuar, tanimë ka harruar edhe shoë-n dhe reagon për turp duke dhunuar gazetaren që raporton nga vendngjarja duke thelluar krimin që po bëjnë nga prepotenca që ju vjen nga paaftësia dhe lidhjet me krimin”.

Në 24 orët e fundit, humbi jetën në Elbasan Florenc Kovaçi, 28 vjeç, ndërsa u plagos vëllai i tij, Mikeli, 19-vjeç pas një sherri me një grup të rinjsh. Mbrëmjen e djeshme shpërtheu automjeti i noteres Rezarta Koçi në “Komunën e Parisit”. Paraditen e sotme u gjet i vrarë në Qafën e Mollës 43-vjeçari, i cili ishte zhdukur prej dy javësh, ndërsa në ish-zonën e Bllokut u plagos 32-vjeçari Ilir Shkurti prej Kridenc Meçollarit.

POSTIMI I ERVIN SALIANJIT

Qeveria e dorëzuar, tanimë ka harruar edhe show-n dhe reagon për turp duke dhunuar gazetaren që raporton nga vendngjarja duke thelluar krimin që po bëjnë nga prepotenca që ju vjen nga paaftësia dhe lidhjet me krimin.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ervin salianji ervin salianji

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Nëntor 2021, 18:36

EMRI/ Kush është i plagosuri në ish-Bllok

TIRANË– Dosja.al ka mësuar identitetin e personit që mbeti i plagosur me armë zjarri në zonën e ish-Bllokut. Mësohet se bëhet fjalë për 32-vjeç...