Aktualitet

Desh hodhi në greminë gazetarët! Pezullohet nga puna efektivi i Policisë

6 Nëntor 2021, 19:19 Nga DOSJA
Desh hodhi në greminë gazetarët! Pezullohet nga puna efektivi i

TIRANË– Efektivi i policisë me inicialet Sh.T., ëshyë pezulluar nga puna pasi pasditen e sotme u përplas me gazetaren Anila Hoxha dhe operatorin e Top-Channel të cilët në tentativë për t’i larguar nga vendi ku u vra biznesmeni Rruzhdi Hoxha, desh i hodhi në greminë. Përmes një njoftimi zyrtar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar marrëdhënien me median konsiderohen prioritare dhe se çdo punonjës policie që performon një sjellje të pahijshme, do të ndëshkohet. Nga ana tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e menjëhershëm të hetimit administrativ me qëllim sqarimin e rastit.

Njoftimi nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë pasditen së sotme me disa gazetarë, në Qafë Mollë, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e policisë Sh.T. Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e menjëhershëm të hetimit administrativ me qëllim sqarimin e rastit. Policia e Shtetit i konsideron marrëdhëniet me median si prioritare në funksion të mirë-informimit të publikut dhe është e vendosur për të ndëshkuar çdo punonjës police që performon sjellje të pahijshme duke shpërdoruar detyrën në dëm të imazhit të Policisë së Shtetit dhe cënimit të marrëdhënieve me mediat e qytetarët.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme. Anila Hoxha ishte në vendin e ngjarjes bashkë me një grup gazetarësh terreni në momentin që u shty nga efektivi i policisë bashkë me operatorin që e shoqëronte. Gazetarja u ngrit në këmbë dhe replikoi me efektivin në fjalë për gjestin e bërë prej tij. SHÇBA gjithashtu njoftoi nisjen e hetimeve.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet anila hoxha efektivi shtyn gazetaret rruzhdi hoxha anila hoxha efektivi shtyn gazetaret rruzhdi hoxha

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Nëntor 2021, 18:36

EMRI/ Kush është i plagosuri në ish-Bllok

TIRANË– Dosja.al ka mësuar identitetin e personit që mbeti i plagosur me armë zjarri në zonën e ish-Bllokut. Mësohet se bëhet fjalë për 32-vjeç...