Aktualitet

EMRI/ Kush është 38-vjeçari i arrestuar për plagosjen e Shkurtit, tjetri u arratis

6 Nëntor 2021, 18:59 Nga DOSJA
EMRI/ Kush është 38-vjeçari i arrestuar për plagosjen e

TIRANË– Kridenc Meçollari është 38-vjeçari i vënë në pranga pasi akuzohet të jetë një prej autorëve të plagosjes së 32-vjeçarit Ilir Shkurti, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e sotme në ish-Bllok.

Në njoftimin zyrtar, Policia bën me dije se Meçollari është vënë në pranga, ndërsa personi tjetër ka mundur të zbresë nga automjeti dhe të largohet në brendësi të pallateve në zonën ku dhe ndodhi ngjarja duke u shpëtuar duarve të efektivëve. Makina e llojit “Benz” është bllokuar.

Njoftimi i policisë Tiranë: Fale reagimit të menjehershëm të shërbimeve të Policisë në kohë rekord u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të plagosjes me armë të një shtetasi si dhe bllokimi i mjetit me të cilin autorët u larguan nga vendi I ngjarjes. Rreth orës 19:00, në vendin e quajtur “Shallvaret” në afërsi të një bar-kafeje, dyshohet se pas një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri shtetasi I. Sh, 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Si rezultat i reagimit të menjehershëm të sherbimeve të Policisë në kohë rekord u bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë për veprime të metejshme i njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes shtetasit K. M, 38 vjeç dhe bllokimi i mjetit tip “Benz” që u përdor nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit tjetër të ngjarjes i cili ka mundur të zbresë nga automjeti dhe të largohet në brendësi të pallateve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

LAJM KRYESOR: Plagoset me armë zjarri një person në ish-Bllok

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ilir shkurti plagoset ilir shkurti plagosje ne ish-bllok ilir shkurti plagoset ilir shkurti plagosje ne ish-bllok

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Nëntor 2021, 18:36

EMRI/ Kush është i plagosuri në ish-Bllok

TIRANË– Dosja.al ka mësuar identitetin e personit që mbeti i plagosur me armë zjarri në zonën e ish-Bllokut. Mësohet se bëhet fjalë për 32-vjeç...