Aktualitet

Pse nuk bëhesh ti bari? Çfarë tregon pyetja e ministres për deputetin

6 Nëntor 2021, 13:36 Nga DOSJA
Pse nuk bëhesh ti bari? Çfarë tregon pyetja e ministres

NGA Dosja.al

Akademia e Barinjve, mufka më e fundit nga një ministre – zbulim i Edi Ramës ka marrë dhenë. Ndërkohë që edhe portalet e humorit janë shtangur nga fantazia e ministres, mediat qeveritare janë zhytur keq në google për të justifkuar budallallëkun rekord të mandatit të tretë.

Duke lundruar, apo zhytur në internet, kanë gjetur një shkrim të marsit në The Guardian, ku flitet për një kurs 9 – mujor për baresha, me qëllim të barazisë të mundësive për punësimin mes grave dhe burrave dhe shmangien e shpopullimit të Spanjës. Për të shmnagur kontrastine thellë mes Akademisë dhe kursit për gra, e quajnë shkollë për barinj, megjithëse në tekst nuk mund ta shmangin që bëhet fjalë për një projekt modest, që është thjesht një kurs për gratë.

Është tipike e Rilindjes që, në vend të ndjesës për mufkat, në vend të reflektimit për cilësinë e ministrave dhe qeverisjes, të bëjë pikërisht të kundërtën. Të shesë idiotësinë më të madhe si program vizionar dhe të fajësojë publikun për dritshkurtësinë dhe injorancën.

Pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara, talljet në rrjetet sociale vazhdojnë. Gafa klamoroze e “gjetjes “ së Edi Ramës, do shërbejë të paktën për të sjellë humorin tek njerëzit e dëshpëruar nga kriza që thellohet prej qeverisjes së tij.

Aq argëtuese ishte gafa, sa askush nuk e vuri re në video, mënyrën se si ministrja u drejtohej deputetëve. Përveç tonit të zërit që u shkon për shtat të fortëve të të gjitha gjinive, e besuara e Edi Ramës, që nuk përfaqëson asgjë politikisht, u drejtohej deputetëve të zgjedhur sikur t’i kishte vartës që nuk kanë bërë detyrat.

“Bashkë me 7.2 miliardë lekë që do të shkojnë për fermerët dhe blegtorët…po, po zonjë…është e vështirë, e dimë që blegtoria ka një rënie, sepse është e vështirë – nis fraza fatale e ministres, që kulmon me një pyetje të pabesueshme për një deputet të komisionit – nuk duan njerëzit të shkojnë në mal të jenë barinj. Pse s’shkon të bëhesh ti bari?”

Pra, zonja e pazgjedhur nga askush pyet deputetin e zgjedhur, pse nuk shkon të bëhet bari. Pastaj e jep përgjigjen vetë, duke e përgjithësuar, duke e futur edhe deputetin tek kategoria përgjithësuese e atyre që kërkojnë paranë e lehtë: Njerëzit kërkojnë diçka më të lehtë. S’është çështje shkolle, është një profesion i trashëguar që në duam ta ruajmë atë.

Duke parë që deputeti u intimidua, atëherë nuk kishte pse të mos lëshonte projektin më ambicioz që kur Qeveria është shpikur si koncept në botë: Ne do të nxisim të rinjtë, do shkojmë t’i gjejmë, do bëjmë një akademi për këtë dhe do i subvencionojmë.

Nuk është shqetësues vetëm përroi psiqik i njerëzve që Edi Rama ka shpikur për të qeverisur, por edhe fakti që këta e njohin veten si të gjithëpushtetshëm edhe përpara deputetëve dhe parlamentit që është pushteti i parë. Retorika e ministres tregon se ata janë jashtë kontrollit dhe deputetët e opozitës nuk guxojnë ta ngrenë zërin kur ministrat bërtasin.

(e.a.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore opinione akademia e barinjve edi rama frida krifca akademia e barinjve edi rama frida krifca

Sondazh

Poll