Aktualitet

VD-Shpalli zgjedhjet në FRPD, Basha: Akuzat e Këlliçit, sajesë e fabrikuar!

6 Nëntor 2021, 09:43 Nga DOSJA
VD-Shpalli zgjedhjet në FRPD, Basha: Akuzat e Këlliçit,

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka cilësuar sajesa të fabrikuara për interesa personale akuzat e ngritura ndaj tij për nisjen e procedurave për zgjedhje në FRPD. Në një deklaratë, përpara takimit të thirrur me grupin e punës për zgjedhjen e kryetarit të ri, Basha tha se ky vendim erdhi pasi mandati i kryetarit aktual të FRPD-së, Belind Këlliçit ka mbaruar prej dy vitesh.

Ndërsa pjesa tjetër kanë kaluar moshën për të qenë pjesë e strukturave. Pas takimit me grupin e punës për zgjedhjet, i cili përbëhet nga përbëhet nga: Oriela Nebiaj, Hergert Alimerko, Dario Sejdini, Enkelejda Rica, Juela Hamati dhe Anita Doçi, në një deklaratë për mediat doli edhe kryesuesja e grupit të punës.

Ori Nebiaj hodhi poshtë deklaratat e Belind Këlliçit se vendimi i Bashës është anti-statusor duke shtuar se zgjedhjet duhet të ishin mbajtur më herët. Ndërsa sekretari i Forumit Rinor, Rigels Muçollari. Sipas tij, 75% e të rinjve kanë firmosur duke e cilësuar vendimin e kryedemokratit si një hakmarrje ndaj FRPD-së.

Megjithatë një urdhër i Bashës i lëshuar në tetor të vitit 2015, tregon se edhe asokohe procesin zgjedhor për FRPD e ka shpallur kryedemokrati, duke filluar me anëtarësimet e reja dhe duke vazhduar me zgjedhjet në të gjitha nivelet dhe strukturat e FRPD-së.

Takimi me ta vjen vetëm pak pas shpalljes së zgjedhjeve për kryetarin e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, proces që duket se ka agravuar edhe më shumë situatën në selinë blu. Kreu aktual i FRPD, Belind Këlliçi doli kundër vendimit të Bashës, duke e cilësuar atë si nul, ndërkohë që edhe lideri historik i PD-së, Sali Berisha foli kundë vendimit dje në “Foltoren” e Lushnjes.

Zgjedhjet në këtë forum vijnë dy vite pas mbarimit të mandatit të Këlliçit në krye të Forumit. Ishte kryedemokrati Basha ai udhëzoi nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave dhe ngritjen e një grupi pune që do të mbikëqyrë procesin, ndërsa shtohet si arsye pwr zgjedhje edhe fakti qw mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar dhe një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën. Por e gjitha cilësohet si e qëllimtë pasi vendimi i kryedemokratit Basha për të shpallur zgjedhjet për drejtimin e Forumit Rinor të PD erdhi 48 orë përpara se Sali Berisha të zhvillojë një takim me të rinjtë e kësaj strukture të PD.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Sekretari i FRPD-së: Në 2015 forumi ishte 8 vjet jashtë mandatit, por nuk u cënua

 

FOTO/ Zgjedhjet e FRPD-së, zbulohet dokumenti: Në 2015 vendosi Basha

 

Zgjedhjet e reja të FRPD, kush ka kompetencë për të hapur garën? (Precedenti 2015)

VD-Kush e ka firmosur urdhërin për zgjedhjet në 2014? Ori Nebiaj: Se mbaj mend fare

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike lulzim basha zgjedhje ne frpd lulzim basha zgjedhje ne frpd

Sondazh

Poll