Aktualitet

Rruzhdi Hoxha u vra që ditën që u zhduk, trupi ishte dekompozuar

6 Nëntor 2021, 14:42 Nga DOSJA
Rruzhdi Hoxha u vra që ditën që u zhduk, trupi ishte dekompozuar

TIRANË– Biznesmeni Ruzhdi Hoxha është vrarë që ditën që është rrëmbyer, më 20 tetor. Për pasojë, qëndrimi prej 16 ditësh në tokë, I mbuluar me zhavorr ka bërë që trupi i të ndjerit të dekompozohej. Kërkimet e efektivëve bënë që sot të gjendej xhupi i Hoxhës me gjakun e biznesmenit dhe përmes erës së tij qentë arritën të gjenin trupin e pajetë.

Në trupin e Hoxhës është gjetur një vrime pas koke të shkaktuar nga të shtënat me armë zjarri. Kufoma është në duart e Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe po nënshtrohet analizave përkatëse. Për ngjarjen në fjalë është vënë në pranga Ferdinant Rrushi, i cili dyshohet se ka gisht në vrasjen e Hoxhës.

LAJM KRYESOR:I zhdukur prej 2 javësh, gjendet i vrarë në Dajt biznesmeni Rruzhdi Hoxha 

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ferdinant rrushi rruzhdi hoxha zhduket rruzhdi hoxha ferdinant rrushi rruzhdi hoxha zhduket rruzhdi hoxha

Sondazh

Poll