Aktualitet

I mori jetën një 67-vjeçari, 4 të arrestuar në Durrës, 1 procedohet penalisht

6 Nëntor 2021, 13:21 Nga DOSJA
I mori jetën një 67-vjeçari, 4 të arrestuar në

DURRËS – Policia e Durrësit ka bërë një sërë arrestimesh ditën e sotme ku 4 shtetas kanë rënë në pranga kurse 1 është proceduar penalisht.

Një 59-vjeçar me iniciale Q.L është arrestuar pasi përndiqte dhe dhunonte duke e marrë edhe me forcë ish-bashjetuesin e tij KH, 37 vjeçe. Policia ka arrestuar një 20-vjeçar, R.M pasi gjatë kontrollit i gjetën më vetë një thikë. Është proceduar penalisht  MS, 46 vjeç, banues në Armathë pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij ju gjetën lëndë drusore të cilat i kishte prerë në pyll në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu Policia ka arrestuar dy persona A. Ç., 31 vjeç nga Fushë-Kruja pasi teksa i jepte makinës tip “Audi” në gjendje të dehur është përplasur me një Volkzvagen nga i cili ka gjetur vdekjen Xh. Ç 67 vjeç kurse shoferi P. Ç 68 vjeç ndodet në spital.

I arrestuari i fundit është një 18-vjeçar nga Durrësi që drejtonte makinën pa patentë.

 

 

A post shared by Policia e Shtetit Shqiptar (@policiaeshtetitshqiptar)

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Vihen në prangat e ushtrisë 4 shtetas, procedohet penalisht 1 shtetas tjetër. Specialistët e Hetimit të Krimi në DVP Durrës, arrestuan 1 shtetas për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Dhuna në familje”. QL, 59 vjeç, banues në Fllakë, Durrës, pasi për një periudhë të gjatë kohore, ka përndjekur, dhunuar dhe marë me forcën e ish-bashkëjetueseve të tij shtetasen KH, 37 vjeçe.

Po nga Specialistët e Hetimit të Krimit, u arrestua 1 shtetas për veprën penale “Prodhim, mbajtur, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. RM, 20 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë një kontrrolli fizik në lagjen Nr.12, Durrës, u kap me një armë të ftohtë (thikë).  Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin Manëz, proceduan 1 shtetas për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”. MS, 46 vjeç, banues në Armathë, Durrës, pasi në fshatin Armathë, është kapur duke transportuar me mjet, në mënyrë të paligjshme, lëndë drusore. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, arrestuan 2 shtetas për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të përfshira në rrugë”. A. Ç., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi duke u drejtuar mjetin tip “Audi” në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Volkzvagen” me drejtues shtetasin P. Ç., 68 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ka gjetur vdekjen e tij shtetasi Xh. Ç., 67 vjeç. FM, 18 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke lëvizur mjetin e tij pa leje drejtimi. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shkak të mëtejshme.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 4 te arrestuar ne durres aksident në durrës perndjekje policia durres policia e durresit qarkullim pa patente 4 te arrestuar ne durres aksident në durrës perndjekje policia durres policia e durresit qarkullim pa patente

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Nëntor 2021, 11:32

Ndërtime pa leje në Valbonë, pranga dy personave

TROPOJË- Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë për ndërtime pa leje në zonën e mbrojtur të Luginës së Valbonës. Të arrestuarit janë Luan Sokoloj dhe S...