Aktualitet

VD-“S’jam fajtor,jam i bindur”/Burg 53-vjeçarit,akuzohet për përdhunimin në Libohovë

6 Nëntor 2021, 12:58 Nga DOSJA
VD-“S’jam fajtor,jam i bindur”/Burg

GJIROKASTËR– Gjykata ka lënë 45 në burg 53-vjeçarin Kabul Hunda, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 16-vjeçare nga qyteti i Libohovës. Gjyqtarja Suela Dashi ka aprovuar kërkesën e prokurorit Juljan Çafka për të lënë në qeli 53-vjeçarin deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

53-vjeçari ka deklaruar përpara trupës gjykuese se është i pafajshëm, duke ngritur dhe një pistë tjetër dyshimi: e mitura sipas tij ka kryer marrëdhënie me një 32-vjeçar nga qyteti i Libohovës. Ai ka thënë se 16-vjeçaren e ka trajtuar si vajzën e tij, pasi janë pjesë e një familjeje dhe kurrë nuk ka menduar të kryejë marrëdhënie intime me të.

“Jam i bindur që pas kryerjes së analizave në trupin e 16-vjeçares, do zbulohet ADN-ja një tjetër personi që është 32-vjeç nga Libohova”, u shpreh ai.

Denoncimi në polici është bërë nga xhaxhai i të minorenes, ndërsa familjarët kanë deklaruar se vajza ishte abuzuar rregullisht që prej moshës 11-vjeçare. 53-vjeçari jetonte i vetëm prej vitesh që pas vdekjes së bashkëshortes, ndërsa fëmijët e tij jetojnë jashtë vendit.


(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kabul hunda suela dashi kabul hunda suela dashi

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Nëntor 2021, 11:32

Ndërtime pa leje në Valbonë, pranga dy personave

TROPOJË- Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë për ndërtime pa leje në zonën e mbrojtur të Luginës së Valbonës. Të arrestuarit janë Luan Sokoloj dhe S...