Aktualitet

Kufoma iu gjet nga xhupi! Trupi i biznesmenit Hoxha ishte mbuluar me zhavor e gurë

6 Nëntor 2021, 12:26 Nga DOSJA
Kufoma iu gjet nga xhupi! Trupi i biznesmenit Hoxha ishte mbuluar me zhavor e

TIRANË– Policia e Shtetit ka bërë me dije versionin zyrtar lidhur me vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha. Në njoftimin zyrtar lidhur me ngjarjen, Policia ka bërë me dije se gjatë kontrolleve në zonën e Dajtit kishin gjetur një xhup me gjak, që sipas familjarëve ishte i viktimës.

Më pas, me ndihmën e qenëve të gjurmës gjetën trupin e Hoxhës në një greminë, të mbuluar me zhavor dhe gurë. Deri më tani si autor i pengmarrjes dhe vrasjes dyshohet të jetë miku i viktimës, Fredi Rrushi, por ende nuk asnjë rrëfim nga i prangosur. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Në lidhje me zbardhjen e rrëmbimit të 43-vjeçarit Ruzhdi Hoxha dhe gjetjen e tij, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Si rezultat i kërkimeve dhe punës hetimore 10 ditore të bërë nga grupi hetimor në Sektorin për Krimet e Rënda në DVP Tiranë u bë e mundur grumbulllimi i provave për autorësinë e kësaj ngjarje dhe mesditën e djeshme si rezultat i kërkimeve, shërbimet e policisë bënë të mundur që në zonën e Dajtit të gjenin një xhup ku pas verifikimeve rezultoi se i përkiste shtetasit Ruzhdi Hoxha.

Nisur nga gjithë provat e grumbulluara, paraditen e sotme, Strukturat Hetimore të DVP Tiranë, Komisariati i Policisë Nr.4, Forcat Shqiponja, Fnsh dhe Instituti i qenëve të Policisë nën koordinimin e Deparatamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua një operacion kërkimi masiv në të gjithë zonën e Dajtit. Si rezulat edhe i kontrollit me qentë e gjurmës u bë e mundur që në Qafë-Mollë , mbrapa Dajtit, në një greminë, u gjet i mbuluar me zhavor e gurë trupi i pajetë i shtetasit Ruzhdi Hoxha. Trupi i pajetë do transportohet në morgun e spitalit për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.

Ndërkohë, po si rezultat i punës hetimore të kryer nga Strukturat Hetimore të DVP Tiranë, është bërë e mundur zbardhja e autorësisë së kësaj ngjarje, ku dyshohet se shtetasi Fredi Rrushi , i arrestuar më datë 26 tetor 2021 nga DVP Tiranë , si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të narkotikëve, është autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje. Nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjore të kësaj ngjarje dhe të kryerjes se procedurave ligjore për ndalimin e autorit të kësaj ngjarje.

LAJMI KRYESOR: I zhdukur prej 2 javësh, gjendet i vrarë në Dajt biznesmeni Rruzhdi Hoxha

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ruzhdi hoxha tirane ruzhdi hoxha tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Nëntor 2021, 11:32

Ndërtime pa leje në Valbonë, pranga dy personave

TROPOJË- Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë për ndërtime pa leje në zonën e mbrojtur të Luginës së Valbonës. Të arrestuarit janë Luan Sokoloj dhe S...