Aktualitet

Vrasje për “nderin” e motrës! Sherri me një viktimë në Elbasan, 24-vjeçari në pranga

6 Nëntor 2021, 10:37 Nga DOSJA
Vrasje për “nderin” e motrës! Sherri me një

ELBASAN- Një 28-vjeçar u vra me thikë ndërsa vëllai i tij u plagos rëndë, mbrëmjen e së premtes, si pasojë e një sherri të nisur për një vajzë. Pasditen e djeshme, dy vëllezërit Florenc dhe Mikel Kovaçi u konfliktuan me disa persona të tjerë, ndërsa sherri përfundoi me përdorimin e thikës.

Vëllezërit mbetën të plagosur rëndë por Florenc Kovaçi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë në spital. Ndërsa i vëllai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Nuk ka kaluar shumë kohë, vetëm 2 orë, kur Policia ka vënë në pranga autorin e vrasjes, 24-vjeçarin Ardit Hida, i cili ka marrë përsipër vrasjen dhe plagosjen e të rinjëve. Mendohet se sherri mes tyre ka nisur pasi 19-vjeçari Mikel Kovaçi ka qenë në një lidhje me një vajzë nga fisi Hida. Ardit Hida, 24 vjeç është autori i krimit, i cili u arrestua pak orë pas ngjarjes mbrëmjen e djeshme pranoi autorësinë e krimit, por deri tani s’ka dhënë detaje të tjera.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Vëllanë e ka rëndë! U vra me thikë gjatë sherrit, kush është viktima në Elbasan

FOTO/Kush është autori i vrasjes mbrëmjen e kaluar në Elbasan

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ardit hida florenc kovaci mikel kovaci sherr me thika ne elbasan vrasja ne elbasan ardit hida florenc kovaci mikel kovaci sherr me thika ne elbasan vrasja ne elbasan

Sondazh

Poll