Aktualitet

Aksion për grabitjen në shtëpinë e tij, flet Nazmi Çangu: S’i njoh të arrestuarit

6 Nëntor 2021, 11:07 Nga DOSJA
Aksion për grabitjen në shtëpinë e tij, flet Nazmi

TIRANË– Pas operacionit të policisë që rezulturoi me kapjen e e Saimir Kuçit dhe shpalljes në kërkim të Artan Prengës, vjen edhe reagimi i parë nga biznesmeni Nazmi Çangu. Në një prononcim për “Fax”, ai ka bërë me dije se ëshët thirrur nga Policia për të dhënë deklarimin e tij lidhur me ngjarjen, duke pretenduar se nuk njeh asnjë nga të akuzuarit.

I pyetur rreth detajeve që atij i kanë kërkuar apo e kanë pyetur në polici, Nazmiu u përgjigj shkurt. Ndërsa në lidhje me aludimet se në banesën e tij ishin marrë dokumente me vlerë, ai e mohoi duke u shprehur se kishte vetëm gjëra personale.

“Kam qenë në policinë e Krujës sot. Nuk njoh asnjërin nga personat që janë lakuar si të arrestuar apo të shpallur në kërkim. Janë edhe persona të tjerë që duhen identifikuar, sepse në banesën time kanë qenë 7-8 persona, i kemi parë me sy. Në polici folëm për punët tona. Ça dokumentesh thua mor vlla. Në shtëpi dokumenta të banesës dhe të tokave kam, dyqan ça kam, ça do jenë?!,”-tha ai.

LAJMI KRYESOR: Tirana, Durrësi e Kruja ‘në këmbë’! 7 urdhër-arreste, 2 për grabitjen e Nazmi Çangut

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet fnsh aksion ne tirane nazmi çangu tirane fnsh aksion ne tirane nazmi çangu tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Nëntor 2021, 11:32

Ndërtime pa leje në Valbonë, pranga dy personave

TROPOJË- Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë për ndërtime pa leje në zonën e mbrojtur të Luginës së Valbonës. Të arrestuarit janë Luan Sokoloj dhe S...