Aktualitet

Tirana, Durrësi e Kruja ‘në këmbë’! 7 urdhër-arreste, 2 për grabitjen e Nazmi Çangut

6 Nëntor 2021, 07:08 Nga DOSJA
Tirana, Durrësi e Kruja ‘në këmbë’! 7

TIRANË– Aksion në Tiranë gjatë natës! Policia e Krujës, Tiranës dhe ajo e Durrësit kanë zhvilluar një operacion të përbashkët për kapjen e personave të përfshirë në ngjarje kriminale. Operacioni, i asistuar edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ka nisur fill pasi Prokuroria e Krujës ka lëshuar 7 urdhër-arresti, 2 prej të cilave mësohet se kanë të bëjnë lidhur me ngjarjen e Niklës.

Dosja.al ka mësuar se në pranga ka përfunduar Saimir Kuçi, i cili dyshohet se ka pasur dijeni lidhur me grabitjen dhe dhunimin e biznesmenit Nazmi Çangu. Në banesën e Saimir Kuçit, janë gjetur bllokues valësh dhe drogë. Por po ashtu, urdhërndalimi është lëshuar edhe për të afërmin e tij me dy mbiemra, Artan Kurti (Lleshi). Po gjithashtu i njëjti person njohet edhe si Artan Prenga. Të dy këto persona janë të njohur për policinë pasi janë më precedent penal për vjedhje, plagosje dhe trafik droge.

Operacioni vijon ende, por në fokus deri më tani ka qenë periferia e Tiranës, më konkretisht Kombinati, Astiri, Yzberishi etj. Po ashtu, Policia ka kontrolluar disa biznese dhe automjete të personave më precedentë penal.

Vetëm pak ditë më parë Dosja.al raportoi se Policia kishte identifikuar nga AND-ja në kapele një prej personave të përfshirë në grabitjen dhe dhunimin e biznesmenit Nazmi Çangu. Bëhej fjalë për një person nga Laçi por që jetonte në Tiranë, megjithatë emri i tij ende nuk dihet. Një aksion i ngjashëm ishte zhvilluar edhe pak ditë më parë, por i dyshuari nga Laçi kishte mundur që t’i shpëtonte Policisë.

Më 24 tetor pak pas mesnate në Nikël të Fushë Krujës, persona të maskuar janë futur brenda banesës së biznesmenit për të grabitur ku kanë dhunuar edhe Nazmi Çangun dhe terrorizuar familjen e tij. Pas dhunës së ushtruar autorët kanë vjedhur mbi 120 mijë euro para të future në kasafortë dhe më pas janë larguar duke lënë plot prova në vendin e ngjarjes.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Aksion për grabitjen në shtëpinë e tij, flet Nazmi Çangu: S’i njoh të arrestuarit

‘Zhduken’ mijëra euro! Ç’u gjet nga grabitja e Çangut, nga koleksioni i monedhave…

Operacioni Kasaforta/Grabitja e biznesmenit Nazmi Çangu, Policia gjen vetëm bizhutë

‘Hijet e Natës’/ Karrierë me 5 yje, kush është Saimir Kuçi. Viktima e fundit…Çangu

Yzberishi “në këmbë”, gjatë natës kërkohej dikush, detaje nga aksioni i FNSH-ve

Yzberishi “në këmbë”, gjatë natës kërkohej dikush, detaje nga aksioni i FNSH-ve

(k.m./dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet artan kurti (lleshi) fnsh aksion ne tirane grabitja e nazmi çangut saimir kuçi tirane artan kurti (lleshi) fnsh aksion ne tirane grabitja e nazmi çangut saimir kuçi tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Nëntor 2021, 11:32

Ndërtime pa leje në Valbonë, pranga dy personave

TROPOJË- Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë për ndërtime pa leje në zonën e mbrojtur të Luginës së Valbonës. Të arrestuarit janë Luan Sokoloj dhe S...