Aktualitet

‘Zhduken’ mijëra euro! Ç’u gjet nga grabitja e Çangut, nga koleksioni i monedhave…

6 Nëntor 2021, 10:15 Nga DOSJA
‘Zhduken’ mijëra euro! Ç’u gjet nga grabitja e

TIRANË- 120 mijë euro, të cilat biznesmeni Nazmi Çangu pretendon se i kanë marrë grabitësit, janë zhdukur. Policia e Shtetit tregoi sot se çfarë kishte gjetur në banesën e të dyshuarve kryesore për ngjarjen, por nuk ka asnjë qindarkë.

Raportohet se janë gjetur: 14 telefona, një palë pranga, armë të ftohta, lëndë narkotike, 1 bllokues valësh, pajisje elektronike, detektor për kërkim sendesh të çmuara, një maskë bashkë me doreza, ora të markave të ndryshme me vlerë, bizhuteri floriri, koleksion orësh dhe monedhash (60 monedha të vjetra të shteteve të ndryshme).

Por para nuk ka! Dy janë mundësitë; paratë janë shpënë nga grabitësit në një vend të sigurtë; ose biznesmeni gënjen për to. Megjithatë asnjë nuk është në favor të Çangut pasi ndaj tij ka nisur një hetim pasuror për të kuptuar se si kishte siguruar shumën e mëdha të parave që mbante në kasafortën e dhomës së gjumit.

LAJMI KRYESOR: Tirana, Durrësi e Kruja ‘në këmbë’! 7 urdhër-arreste, 2 për grabitjen e Nazmi Çangut

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet fnsh aksion ne tirane tirane fnsh aksion ne tirane tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Nëntor 2021, 10:04

Qytetari djeg flamurin serb në mes të Fierit

FIER – Kristaq Ziu, një qytetar nga Fieri ka djegur flamurin serb në mes të qytetit.Nuk dihet nëse kjo ka ardhur si reagim i ngjarjes së disa ditëve më pa...