Aktualitet

Të shtëna gjatë natës në Yzberish! Telefonata që alarmoi Policinë, grupi iku me vrap

6 Nëntor 2021, 10:07 Nga DOSJA
Të shtëna gjatë natës në Yzberish! Telefonata që

TIRANË– 6 persona janë prangosur nga Policia e Tiranës pasi kanë qëlluar me armë në ajër duke terrorizuar banorët në zonën e Yzberishit në Tiranë. Pas një telefonate të banorëve të zonës, në pranga kanë përfunduar 6 persona, të identifikuar vetëm me inicialet: I(Z). A, 50 vjeç, Y. H, 45 vjeç, A. Sh, 31 vjeç, E. D, 18 vjeç, M. D, 21 vjeç dhe J. K, 25 vjeç. Arrestimi i tyre u bë pasi rreth orës 23:30, ndërsa gjatë tentativës për t’u larguar kanë hedhur një armë zjarri, pistoletë, e cila dyshohet se i përket I(Z), A.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Moskallzim i krimit” e kryer në bashkëpunim të shtetasve I(Z). A, 50 vjeç, Y. H, 45 vjeç, A. Sh, 31 vjeç, E. D, 18 vjeç, M. D, 21 vjeç dhe J. K, 25 vjeç. Arrestimi i tyre u bë pasi rreth orës 23:30, të datës 05.11.2021, ka ardhur një telefonatë në sallën operative që në Yzberisht, ka të shtëna me armë zjarri. Sherbimet e Policisë menjeherë kanë vlerësuar informacion dhe sapo kanë mbërritur në vendngjarje kanë konstatuar shtetasit e lartpërmenduar duke u larguar me vrap sapo kanë parë ardhjen e policisë. Gjithashtu, gjatë tentativës për t’u larguar kanë hedhur një armë zjarri e dyshuar pistoletë, e cila dyshohet se i përket shtetasit I(Z), A. Nën drejtimin e Prokurorisë punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet te shtena ne yzberish tirane te shtena ne yzberish tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Nëntor 2021, 10:04

Qytetari djeg flamurin serb në mes të Fierit

FIER – Kristaq Ziu, një qytetar nga Fieri ka djegur flamurin serb në mes të qytetit.Nuk dihet nëse kjo ka ardhur si reagim i ngjarjes së disa ditëve më pa...