Aktualitet

PD një tjetër nismë ligjore, Basha: Çojmë në Kuvend nene kundër oligarkisë

6 Nëntor 2021, 10:59 Nga DOSJA
PD një tjetër nismë ligjore, Basha: Çojmë në

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar një tjetër nismë! Në një prononcim për gazetarët, Basha është shprehur se në javën e ardhshme do të prezantohet drafti me nene kundër oligarkisë.

Sipas tij, nenet do të shtohen në ligjin “anti-mafia”, por nuk ka preferuar që të japë detaje të tjera duke e lënë zbulimin e tyre në momentin e prezantimit. 

Vëmendja juaj sot duhet të përqendrohet edhe në një lajm tjetër që i shtohet vettingut të politikanëve, javën e ardhshme ne do të përparojmë me ligjin e formuluar prej kohësh, draftligjin e formuluar prej kohësh, për të përfshirë në kuadrin ligjor anti-mafia, pra në ligjin anti-mafia, edhe nene kundër oligarkisë. Faleminderit!,”-tha Basha.

Ndërkohë që vetëm pak kohë më parë, PD ka risjellë propozimin për Vettingun në politikë, duke ia lënë në dorë SPAK-ut, e publikisht ka kërkuar që procedura e filtrimit të nisë me kryedemokratin për të vijuar më pas me rreth 200 zyrtarë të tjerë.  

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike lulzim basha neni kunder oligarkise lulzim basha neni kunder oligarkise

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Nëntor 2021, 10:04

Qytetari djeg flamurin serb në mes të Fierit

FIER – Kristaq Ziu, një qytetar nga Fieri ka djegur flamurin serb në mes të qytetit.Nuk dihet nëse kjo ka ardhur si reagim i ngjarjes së disa ditëve më pa...