Aktualitet

Operacioni Kasaforta/Grabitja e biznesmenit Nazmi Çangu, Policia gjen vetëm bizhutë

6 Nëntor 2021, 09:50 Nga DOSJA
Operacioni Kasaforta/Grabitja e biznesmenit Nazmi Çangu, Policia gjen

TIRANË– Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me operacionin e koduar “Kasaforta”, i cili ka lidhje me dhunimin dhe grabitjen e biznesmenit në Nikël, Nazmi Çangut. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, në pranga ka përfunduar Saimir Kuçi, banues në Tiranë. Ndërsa në kërkim është shpallur Artan Prenga. Por përveç tij në kërkim janë edhe persona të tjerë, të cilët dyshohet gjithashtu se kanë marrë pjesë në grabitje.

Gjatë kontrollit të këtyre banesave, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 14 telefona, një palë pranga, armë të ftohta, lëndë narkotike, 1 bllokues valësh, pajisje elektronike, detektor për kërkim sendesh të çmuara, një maskë bashkë me doreza, ora të markave të ndryshme me vlerë, bizhuteri floriri, koleksion monedhash (60 monedha të vjetra të shteteve të ndryshme),”-thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Krujë

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vjedhja me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, e një shume parash në banesën e shtetasit Nazmi Çangu. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë, Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën koordinimin e Departamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit të Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, zhvilluan operacionin policor “Kasaforta”, për dokumentimin ligjor, kapjen dhe ndalimin e personave të dyshuar.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Saimir Kuçi, banues në Tiranë, ndërsa shtetasi Artan Prenga ndiqet me masa kërkimi. Po kështu, ndiqen me masa kërkimi edhe disa shtetas të tjere të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje.

Gjatë kontrollit të këtyre banesave, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 14 telefona, një palë pranga, armë të ftohta, lëndë narkotike, 1 bllokues valësh, pajisje elektronike, detektor për kërkim sendesh të çmuara, një maskë bashkë me doreza, ora të markave të ndryshme me vlerë, bizhuteri floriri, koleksion monedhash (60 monedha të vjetra të shteteve të ndryshme).

Ky operacion u zhvillua pas një pune hetimore dhe gjurmuese të bërë nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit në nivel vendor dhe qëndror, me kontributin profesional të Institutit të Policisë Shkencore Tiranë, duke bërë të mundur dokumentimin me prova ligjore se shtetasi Artan Prenga, në bashkëpunim me persona të tjerë, është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 24.10.2021, në fshatin Nikël të rrethit Krujë. Materialet iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprime të mëtejshme.

LAJMI KRYESOR: Tirana, Durrësi e Kruja ‘në këmbë’! 7 urdhër-arreste, 2 për grabitjen e Nazmi Çangut

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet fnsh aksion ne tirane grabitja e nazmi çangut nazmi çangu saimir kuçi fnsh aksion ne tirane grabitja e nazmi çangut nazmi çangu saimir kuçi

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Nëntor 2021, 10:04

Qytetari djeg flamurin serb në mes të Fierit

FIER – Kristaq Ziu, një qytetar nga Fieri ka djegur flamurin serb në mes të qytetit.Nuk dihet nëse kjo ka ardhur si reagim i ngjarjes së disa ditëve më pa...