Aktualitet

Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Rigels Runajt, SPAK kërkon gjykimin për 2 të rinjtë

6 Nëntor 2021, 07:45 Nga DOSJA
Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Rigels Runajt, SPAK kërkon gjykimin

TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe i ka kaluar GJKKO-së për gjykim dy të pandehurit Xhulian Hoxha dhe Euglen Halili. Të dy akuzohen si të përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Dy shokët e ngushtë u vranë njëri pas tjetrit, më datë 20 dhe 29 korrik të vitit të shkuar. Mendohet se të pandehurit kanë bashkëvepruar dhe me të tjerë persona për të finalizuar dy vrasjet. Për shembull në rastin e vrasjes së Rigels Runaj, Hoxha dhe Euglen Halili qëlluan me thikë për vdekje të riun pranë varrezave. Ndërsa në vrasjen e Emiljano Ramazanit, të dy e kanë ndjekur për një kohë të gjatë, duke ia dhënë informacionet personave të tjerë. Po nga hetimet rezulton se dy të rinjtë, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili, këto ngjarje i kanë kryer kundrejt pagesës, ndërsa deri më tani dyshohet se urdhëri për këto ngjarja ka ardhur nga Erion Alibej.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme me datë 05.11.2021 ka përcjell në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për kalimin për gjykim dhe aktet e proçedimit penal Nr.238/1 viti 2021, ndaj të pandehurve:

1. Xhulian Hoxha, i akuzuar:

Për krimin e vrasjes në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, parashikuar si “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78/2, 278/3 të Kodit Penal;

Për krimin e vrasjes së Rigels Runaj më datë 29 Korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan, parashikuar si “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78/2 të Kodit Penal ;

dhe në të dy krimet duke bashkëvepruar dhe me të tjerë persona nën hetim në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal.

2. Euglen Halili, i akuzuar :

Për krimin e vrasjes në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, parashikuar si “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78/2 dhe 278/3 të Kodit Penal;

Për krimin e vrasjes së Rigels Runaj më datë 29 Korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan, parashikuar si “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78/2 të Kodit Penal ;

dhe në të dy krimet duke bashkëvepruar dhe me të tjerë persona nën hetim në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal. Ndërkohë vazhdojnë hetimet ndaj personave të tjerë të përfshirë si autorë të mundshëm në këto ngjarje kriminale.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan emiljano ramazani euglen halili rigels runaj xhulian hoxha elbasan emiljano ramazani euglen halili rigels runaj xhulian hoxha

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Nëntor 2021, 10:04

Qytetari djeg flamurin serb në mes të Fierit

FIER – Kristaq Ziu, një qytetar nga Fieri ka djegur flamurin serb në mes të qytetit.Nuk dihet nëse kjo ka ardhur si reagim i ngjarjes së disa ditëve më pa...