Aktualitet

Hidhet në erë “Range Rover”-i i noteres Rezarta Koçi

5 Nëntor 2021, 22:10 Nga DOSJA
Hidhet në erë “Range Rover”-i i noteres Rezarta

TIRANË– Një makinë luksoze e llojit “Range Rover”, tip “Evoque” me targa ‘AA 199 YS’ në pronësi të noteres Rezarta Koçi, është hedhur në erë si pasojë e shpërthimit të një sasie eksplozivi që i ishte vendosur. Burime për Dosja.al kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” në Tiranë.

Mjeti luksoz ishte parkuar në rrugën ‘Osman Myterizi’ poshtë një pallati në momentin që ka shpërthyer. Tritoli ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës dhe ka sjellë dëme materiale në atë zonë të mjetit, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar lëndime në njerëz. Ndërkohë që Policia ka nisur menjëherë nga puna për zbulimin e identiteti të personi që e ka vendosur lëndën plasëse në këtë makinë, që me siguri është kapur nga kamerat e zonës.

Nuk dihet nëse objektivi ka qenë pronarja e makinës, noterja Koçi apo personat që kanë lënë pakon, kanë dashur të përcjellin vetëm një ‘mesazh kërcënues’. Megjithatë vlen për t’u përmendur fakti që Koçi nuk e mbante më statusin e noteres, pasi ishte përjashtuar përgjithmonë nga sistemi, pas një hetimi të nisur me urdhër të ish-ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

ME VD:Ia hodhën në erë! Rezarta Koçi shikon makinën shkrumb e hi,3 djem e shoqërojnë

Dje i vunë tritol makinës/ Pse i ishte hequr përgjithmonë licensa noteres Koçi

Dikur asisente e zv.ministrit Halimi, kjo është noterja që i hodhën Range-in në erë

 

U hodh në erë me tritol! “Range Rover”-i në pronësi të noteres Rezarta Koçi

Tritoli tek Komuna e Parisit, policia: Makina në pronësi të një vajze

FOTOT- Ky është “Range Rover”-i që shpërtheu tek “Komuna e Parisit”

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet range rover rezarta koci tritol makines te komuna e parisit range rover rezarta koci tritol makines te komuna e parisit

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Nëntor 2021, 10:04

Qytetari djeg flamurin serb në mes të Fierit

FIER – Kristaq Ziu, një qytetar nga Fieri ka djegur flamurin serb në mes të qytetit.Nuk dihet nëse kjo ka ardhur si reagim i ngjarjes së disa ditëve më pa...