Aktualitet

FOTO/Kush është autori i vrasjes mbrëmjen e kaluar në Elbasan

6 Nëntor 2021, 09:43 Nga DOSJA
FOTO/Kush është autori i vrasjes mbrëmjen e kaluar në

ELBASAN – Ardit Hida është 24-vjeçari i vënë në pranga pasi akuzohet se është personi që vrau me thikë Florenc Kovaçin, 28 vjeç mbrëmjen e djeshme dhe plagosi të vëllanë e viktimës, Mikel Kovaçi, 19 vjeç. Ai është prangosur dhe është dërguar në komisariatin e Policisë së Elbasanit, ku dhe ka pranuar krimin e kryer.

Hida është kapur nga policia në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese” teksa po përpiqej të largohej nga qyteti i Elbasanit. Policia ka bërë të mundur edhe gjetjen si dhe sekuestrimin e thikës me të cilën autori qëlloi dy vëllezërit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Elbasan. 24-vjeçari u takua me dy vëllezërit Kovaçi për tu sqaruar në lidhje me një debat që kishin pasur më herët për një vajzë. Por, sherri degradoi në përdorimin e thikave dhe vrasjen e 28-vjeçarit Kovaçi. 19-vjeçari ndodhet tek Trauma në gjendje të rëndë për jetën.

LAJMI KRYESOR:Vrasje për “nderin” e motrës! Sherri me një viktimë në Elbasan, 24-vjeçari në pranga

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ardit hida florenc kovaci mikel kovaci sherr me thika ne elbasan vrasja ne elbasan ardit hida florenc kovaci mikel kovaci sherr me thika ne elbasan vrasja ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Nëntor 2021, 10:04

Qytetari djeg flamurin serb në mes të Fierit

FIER – Kristaq Ziu, një qytetar nga Fieri ka djegur flamurin serb në mes të qytetit.Nuk dihet nëse kjo ka ardhur si reagim i ngjarjes së disa ditëve më pa...