Sport

“Si ndërrova fanellën me Buffon”, portieri shqiptar tregon emocionet: Erdhi dhe…

5 Nëntor 2021, 17:36 Nga DOSJA
“Si ndërrova fanellën me Buffon”, portieri shqiptar tregon

ITALI-Në një intervistë për “Il Mattino di Padova”, portieri shqiptar i Cittadellas, Elhan Kastrati ka treguar një prapaskenë të këndshme të ndodhur në ndeshjen kundër Parmës në kampionat. Aty ku takoi një nga idhujt e tij, Gianluigi Buffon:

“Isha pranë Adornit duke u futur në fushë dhe ai erdhi dhe më përshëndeti i pari. U emocionova shumë që luajta kundër një miti: e shihja gjithmonë në televizion, imagjinoni çfarë ndjeva kur u gjenda në fushë me të.Mendoni që në fund të ndeshjes po më tundonte ideja që ti kërkoja bluzën, por ne humbëm dhe ai u fut direkt në dhomat e zhveshjes, prandaj nuk e bëra.

Por në një moment të caktuar, magazinieri i Parmës erdhi në dhomat tona të zhveshjes dhe më pyeti nëse doja të ndryshoja fanellën me atë të Gigit. Vajta ai çova dhe biseduam pak. Ishte diçka shumë e bukur, një nga ato momente që do ta mbaj mend gjatë gjithë jetës sime”, ka deklaruar portieri shqiptar.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport buffon cittaedella kastrati buffon cittaedella kastrati

Sondazh

Poll