Sport

NBA: Phoenix në kaos, ‘kryqëzohet’ bosi i Suns, akuzohet për racizëm dhe mizogjini…

5 Nëntor 2021, 15:51 Nga DOSJA
NBA: Phoenix në kaos, ‘kryqëzohet’ bosi i Suns, akuzohet

SHBA – Stuhi kritikash ndaj Robert Sarver, pronar i klubit Phoenix Suns në NBA dhe njëherësh edhe pronar i Mallorca në Spanjë. Sipërmarrësi, pas një investigimi gazetaresk të nisur nga “Espn”, u akuzua për racizëm, mizogjini dhe krijimin e një ambienti pune armiqësor.

Mbi 70 intervista të kryera me punonjës, bashkëpunëtorë dhe ish-punonjës, të cilët në fjalët e tyre, e kanë përshkruar vendin ku punojnë si një mjedis pune “toksik dhe armiqësor” (i karakterizuar nga sjellje “të papërshtatshme dhe mizogjene” nga numri një i klubit). Kjo ka çuar në hapjen e një hetimi nga NBA.

Robert Sarver është qenë pronar i klubit të basketbollit në NBA, që nga viti 2004, ai është gjithashtu edhe pronar i klubit të Mallorcas në Spanjë. Përmes avokatëve të tij, ai i ka mohuar të gjitha akuzat: “Ka shumë dezinformata në këtë aferë dhe dua të jem i qartë: ajo fjalë që fillon me “N” dhe që shumë e përdorin për të fyer zezakët, nuk ka qenë kurrë pjesë. të fjalorit tim”. Ndërkohë, Sarver ka siguruar mbështetjen e trajnerëve të ekipit të parë dhe lojtarëve të “Suns”.

“Nëse diçka si kjo do të kishte ndodhur, unë do të isha larguar, – ka deklaruar Monty Williams, trajner i skuadrës që nga viti 2019. – Gjithsesi, kur të mbarojnë hetimet e NBA-së, ne do të dimë më shumë”. Ylli i ri i ekipit, Devin Booker, gjithashtu zgjodhi një linjë të butë: “Në shtatë vitet e mia këtu, nuk kam vënë re asgjë, por kjo nuk do të thotë që nuk më intereson tema”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ai i ka mohuar të gjitha akuzat devin booker krijimin e një ambienti pune armiqësor përmes avokatëve të tij pronar i klubit phoenix suns në nba pronar i mallorca në spanjë që nga viti 2004 robert sarver u akuzua për racizëm ylli i ri i ekipit ai i ka mohuar të gjitha akuzat devin booker krijimin e një ambienti pune armiqësor përmes avokatëve të tij pronar i klubit phoenix suns në nba pronar i mallorca në spanjë që nga viti 2004 robert sarver u akuzua për racizëm ylli i ri i ekipit

Sondazh

Poll