Sport

VIDEO / Plash grushti edhe në ndeshjet e kupave të Europës

5 Nëntor 2021, 11:46 Nga DOSJA
VIDEO / Plash grushti edhe në ndeshjet e kupave të Europës

GJERMANI – Bayer Leverkusen u rikthye te fitorja pas pesë ndeshjeve radhazi pa sukses dhe këtë e bëri me një rezultat të jashtëzakonshëm 4-0 ndaj Betis Sevillas. Spikati në këtë përballje të Europa League, Diaby autor u dy golave të parë dhe i dy asisteve.

Mirëpo mbrëmja perfekte e “Aspirinave” u ndot nga një episod i keq, që ndodhi pas përfundimit të garës: një sherr masiv që nisi nga përplasja mes Nabil Fekir dhe Kerem Demirbay.

Mesfushori i Leverkusenit goditi mesfushorin e Betisit, i cili po e mbante topin me këmbëngulje dhe forcë edhe pse ndeshja praktikisht kishte përfunduar. Sjellja e kundërshtarit nuk i pëlqeu Fekirit. Në përplasje e sipër, francezi i vuri duart në fytyrën e Demirbayt.

Në çast u vërsulën të gjithë të tjerët, duke filluar nga Tapsoba, i cili shkoi menjëherë të konfrontohej me Fekirin. Të dy u ndanë nga bashkëlojtarët dhe stafi teknik. Gjyqtari anglez, Anthony Taylor, nuk e kurseu kartonin e kuq për për të dy lojtarët (Fekir dhe Demirbay).


B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bayern leverkusen europa league bayern leverkusen europa league

Sondazh

Poll