Sport

Sekretet për formën e Mbappe-së/ Nga talasoterapia te makaronat me salmon

5 Nëntor 2021, 14:51 Nga DOSJA
Sekretet për formën e Mbappe-së/ Nga talasoterapia te makaronat

FRANCË-Talasoterapi, krioterapi, dietë dhe masazh. Kylian Mbappé po përfiton nga të ashtuquajturat stërvitje të padukshme për t’u përmirësuar dhe për t’u bërë një sulmues i kompletuar.Sulmuesi francez, sipas asaj që zbulon Mundo Deportivo, ndjek një plan rigoroz për të përmirësuar gjendjen e tij fizike dhe atletike.

Para së gjithash seancat e talasoterapisë: një metodë terapeutike natyrale që përdor substanca të nxjerra nga deti (ujë deti, alga, balta) dhe që përdoret nga lojtarë të ndryshëm: mbi të gjitha Cristiano Ronaldo. Tashmë është bërë zakon të shohësh francezin të ndalet në fund të stërvitjes për t’iu nënshtruar seancave të masazheve dhe banjave termale.

Mbappé: masazh dhe makarona salmon

Sipas ekspertëve, përfitimet nga talasoterapisë, metodë e zbuluar në Egjiptin e lashtë, janë të shumta: përmirëson sistemin lokomotor, përshpejton procesin e reduktimit të yndyrës, përmirëson forcën fizike dhe relakson dukshëm trupin e njeriut. Mbappé i kombinon seancat e krioterapisë.

Një trajtim që përdor të ftohtin ekstrem për të ngrirë dhe shkatërruar qelizat anormale të lëkurës. Në këtë mënyrë arrihet një qëndrueshmëri më e madhe dhe rikuperim shumë më i shpejtë, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe gjithashtu duke vepruar si relaksues.

E gjitha kjo e kombinuar me një dietë strikte, të pasur me karbohidrate dhe proteina, si makarona me salmon (një nga ushqimet e tij të preferuara), arra, peshk, oriz, produkte qumështi dhe vezë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport mbappe psg mbappe psg

Sondazh

Poll