Sport

CR7 dhe telefonata prej 20 sekondash me Ferguson, para se t’i thonte “Po” Unitedit

5 Nëntor 2021, 14:06 Nga DOSJA
CR7 dhe telefonata prej 20 sekondash me Ferguson, para se t’i thonte

ANGLI – Një hap larg Manchester Cityt dhe më pas vjen nënshkrimi i bujshëm me kushërinjtë e United. Kjo ishte gjatë verës ngjarja, që përcaktoi karrierën e Cristiano Ronaldos. Gjithçka ndryshoi brenda 24 orëve, falë një telefonate me mentorin e tij, Sir Alex Ferguson.

“Mos shkoni te City”, ka thënë ish-trajneri, sipas “Daily Star”. Dhe portugezi e pranoi fjalën e tij. Përveç kësaj, ish-lojtari i Juventusit, i cili së fundmi ka bërë të ditur se pret binjakë nga partnerja e tij Georgina Rodriguez, tashmë besohet se ka vendosur se çfarë do të bënte, pasi të largohej përgjithmonë nga futbolli.

Ja çfarë ka thenë një burim për tabloidin “Sun”: “CR7 ka jetuar në të gjithë botën, por Anglia ka pasur gjithmonë një vend të veçantë në zemrën e tij. Ai e do këtë vend dhe po përpiqet të gjejë një shtëpi të përhershme, pasi të tërhiqet nga futbolli. Ai ende mendon se ka edhe dy ose tre vjet për të kaluar në fushë, por gjithmonë ka një sy nga e ardhmja”.

Një faktor tjetër që do ta lidhte atë me Mançesterin është edhe performanca e jashtëzakonshme e djalit të tij, Cristiano Jr. në akademinë e “Djajve të Kuq”: babai i tij është i etur të shohë të voglin e tij të përparojë më tej, ndoshta duke e trajnuar atë vetë në të ardhmen.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “mos shkoni te city” karrierën e cristiano ronaldos manchester cityt me mentorin e tij nënshkrimi i bujshëm sipas “daily star” sir alex ferguson “mos shkoni te city” karrierën e cristiano ronaldos manchester cityt me mentorin e tij nënshkrimi i bujshëm sipas “daily star” sir alex ferguson

Sondazh

Poll