Sport

Fitorja në kupë, Shkëmbi “kunj” Tiranës: Shpresoj që të na shohë prapë si të vegjël

5 Nëntor 2021, 15:07 Nga DOSJA
Fitorja në kupë, Shkëmbi “kunj” Tiranës:

TIRANË-“Ishalla na shikon Tirana dhe nesër si të vegjël, por duke i rikthyer dhe një herë që do të jetë ndeshje tjetër, pasi Tirana do të kërkojë të reagojë, por ne ne do të bëjmë akoma më mirë.”

Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi e nis kështu konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Tiranën, që do të luhet për javën e 8-të të Kategorisë Superiore. Suksesi disa ditë më parë në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë me shifrat 2-0, ka rritur dozën e optimizmit në kampin blu dhe në formën e shakasë, Shkëmbi shpreson që Tirana t’i shohë sërish si të vegjël.

“Dëgjoj shumë se Tiranën e nënvlerësojmë, Tirana s’po luante me ekipin e kalamajve, por me Dinamon. Po luan me lojtarin më të mirë të Superiores. Vazhdoj të them se kemi bërë një kampionat të mirë sa i përket lojërave, do të donim të kishim më shumë pikë. Kemi humbur pikë edhe për gabimet tona, por në fund të kampionatit çdo ekip do të marrë atë që meriton.”

Mungesat e Tiranës?- Nuk ka favorizim, nuk më intereson kush luan apo mungon te kundërshtari. Janë ekipe që kanë 20 lojtarë dhe lojtarët që luajnë duhet të bëjnë maksimumin.Në futboll është fusha që tregon çdo gjë, Skuka bëri shumë mirë dhe na ka dhënë shpresa për përmirësim. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Ajo çka bëri Skuka nuk ishte gjithçka, duhet të bëjë akoma më shumë Skuka dhe i gjithë ekipi.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport shkembi tirana shkembi tirana

Sondazh

Poll