Sport

Milan, dëgjoje Luis Enriquen: “Brahim Diaz i ka të gjitha, Ibra më befason”…

5 Nëntor 2021, 15:21 Nga DOSJA
Milan, dëgjoje Luis Enriquen: “Brahim Diaz i ka të gjitha, Ibra

SPANJE – “I përdor të dyja këmbët, e shihni duke luajtur me të majtën dhe mendoni se është këmba e tij natyrale, e shikoni duke luajtur me të djathtën dhe mendoni të njëjtën gjë. Ai është një lojtar që di të luajë midis rreshtave, i cili ka gola, asistime, fantazi. Duhet të punojë për t’u përmirësuar në fazën e mbrojtjes, sepse në të kundërt nuk do të kishte më një vend në kombëtare.”

Me këto fjalë trajneri Luis Enrique motivoi zgjedhjen, për të përfshirë emrin e Brahim Diaz në listën e kombëtares së Spanjës. Fjalë lavdërimi për “play-makerin” e Milanit, por ai nuk është i vetmi kuqezi, për të cilin ka folur ish-trajneri i Romës.

Ato janë për Ibrahimovic, sulmuesin e Suedisë, konkurrenti i drejtpërdrejtë i “Furive të Kuqe” për Botërorin e Katarit: “Më befason, jo për cilësinë e tij, por për moshën e tij, – thotë ai për sulmuesin e Milanit. – Ai ka shumë cilësi, e pashë kundër Romës, do të duhet të punojmë si ekip për ta ndalur atë”.

Ndërsa Luis Enrique përgatit Spanjën për ndeshjet e nëntorit, ndaj Greqisë në transfertë më 11 nëntor dhe ndaj Suedisë më 14 nëntor në shtëpi, mesfushori Fabian Ruiz i Napolit ka mbetur jashtë kombëtares: “Unë e njoh atë në mënyrë të përsosur, ai ishte me ne në Kampionatin Europian, por ai e di se ku duhet të përmirësohet, ne kemi folur për këtë”.

Dhe së fundi, për ardhjen e Xavit në pankinën e Barcelonës, ai komenton: “Këshilla? Unë kam qenë në dhomat e zhveshjes së Barcelonës, Sportingut, Realit, si trajner. Kam përjetuar dhoma të tjera zhveshjeje, por Xavi ka qenë në Barcelonë shumë më tepër se unë, mendoj se është ai që mund të japë këshilla mua për këtë”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport brahim diaz në listën e kombëtares së spanjës ishte me ne në kampionatin europian më befason trajneri luis enrique zhveshjes së barcelonës brahim diaz në listën e kombëtares së spanjës ishte me ne në kampionatin europian më befason trajneri luis enrique zhveshjes së barcelonës

Sondazh

Poll