Aktualitet

Rrethohet ‘Brryli’/ Gjendet radio e mbështjellë, policia: Është GPS lokalizues

5 Nëntor 2021, 08:05 Nga DOSJA
Rrethohet ‘Brryli’/ Gjendet radio e mbështjellë, policia:

TIRANË– Në hyrje të pallatit në rrugën ‘Martin Canaj’, pranë shkollës ‘Nike Dardani’ në Tiranë, u gjet mëngjesin e sotëm një çantë e dyshimtë. Fillimisht u raportua se mund të ishte një bombë artzanale, më pas një çantë derisa u zbulua se ishte një GPS lokalizues i modelit të vjetër. Policia gjeti fillimisht radion e cila ishte mbështjellë me të zezë e cila shërben për të ruajtur objekte të ndryshme private.

Policia dhe efektivët antieksploziv të RENEA-s, rrethuan zonën duke larguar banorët, për të vijuar verifikimet të cilat zbuluan se objekti nuk ishte i rrezikshëm.

NJOFTIMI:

“Më datë 05.11.2021, në rrugën “Martin Canaj”, në trotuar, është gjetur një send i dyshimtë në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4 kanë vendosur perimetrin e sigurisë në zonën ku ndodhet sendi i dyshimtë dhe priten të mbërrijnë në vendngjarje ekspertët antieksploziv të RENEA-s”

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Pas ndërhyrjes së RENEA-s, Policia: Sendi te ‘Brryli’ është GPS lokalizues

U dyshua për bombë te ‘Brryli’! Policia: Është radio, përdoret për ruajtje objektesh

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bombe artizanale bombe te brryli tirane bombe artizanale bombe te brryli tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Nëntor 2021, 08:17

Sherr në Tiranë, 24-vjeçari dhunon kunatin

TIRANË– Një i ri ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht kunatin e tij në Tiranë. Policia bën të ditur se i riu me inicialet A,M, është vënë në pran...