Aktualitet

Banorët e “5 majit”- Veliajt: Je ordiner, kemi prova në telefon

5 Nëntor 2021, 09:17 Nga DOSJA
Banorët e “5 majit”- Veliajt: Je ordiner, kemi prova në

TIRANË– Në ditën e tyre të pestë të protestës, banorët e lagjes “5 maj” kanë vijuar protestën kundër prishjes së banesave të tyre, pas njoftimi të ardhur nga bashkia e Tiranës. Në shkresën e dërguar drejt banorëve u është kërkuar që të lironin banesat e tyre deri në datën 26 tetor pasi do të fillonte shembja mirëpo banorët e kanë kundërshtuar këtë vendim sërish.

Banorët shprehen për ‘faxnews’ se fotot e tyre po publikohen si persona të cilët nuk janë as banorë të lagjes dhe thonë se dicka e tillë nuk ishte e vërtetë.

Banorët:

“Që je mashtrues, hajdut dhe kopil e dimë. Na the se do jepje dëmshpërblim. E sheh këtë nënën këtu? Nuk ka qenë ushtare as në Irak e askund. Mos u merr me foto personale, është banore e kësaj lagjieje, meriton shtëpinë e vetë.

Shpronësoje këtë, ky është xhaxhai im, nëse e shpronëson vij e firmos. Ti je mashtrues ordiner. Mos u merr jo voton PS jo voton PS se nuk ka këtu cështje partie, kemi dalë për pronën tonë.

Unë kam legalizimin e shtëpisë, në vitin 2013 pas 37 kërkesave që kamë bërë. Kam edhe informata për drejtorin e legalizimeve, e kam në telefon edhe sa lekë ka marrë e kujt ja ka marrë. E kam marrë në telefon deri në momentin që ka qenë drejtor. I kam të gjitha të dokumentume se Iphone ka dicka të mirë që I regjistron këto. Kështu që mos u kapni me banorët edhe jepuni atë që ju takon.”

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet proteste ne tirane proteste te 5 maji proteste ne tirane proteste te 5 maji

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Nëntor 2021, 08:17

Sherr në Tiranë, 24-vjeçari dhunon kunatin

TIRANË– Një i ri ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht kunatin e tij në Tiranë. Policia bën të ditur se i riu me inicialet A,M, është vënë në pran...