Aktualitet

Kolaudimi/ Nga Janari do kontrollohet edhe kilometrazhi i makinave

5 Nëntor 2021, 08:59 Nga DOSJA
Kolaudimi/ Nga Janari do kontrollohet edhe kilometrazhi i makinave

TIRANË– Mjetet që do të kalojnë në procesin e kolaudimit do të kenë të shënuar dhe kilometrazhin real të tyre. Kjo do të ndodhë në muajin janar, me qëllim shmangien e abuzimeve nga tregtarët e mjeteve, si dhe frenimin e sjelljes në vendin tonë të mjeteve që janë të tejamortizuara. Sipas DPSHTRR, ky insitucion rezervon të drejtën të gjejë dhe nxjerrë kilometrazhin e vërtetë për mjetet rrugore të importuara, me kilometra, nëse ka mospërputhje me statusin e tyre në kolaudimin e parë në Shqipëri.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tjetër RISI nga DPSHTRR! Leximi i odometrit tashmë përfshihet në Certifikatën e Kontrollit Teknik të mjeteve rrugore! Kilometrazhi në momentin e kolaudimit, verifikimi me fishë për mjetet me të dhëna digjitale dhe skanimi i kroskotit janë sot pjesë PA PAGESË e shërbimit! Kjo risi sjell dokumentimin e kilometrazhit, dekurajimin e spekullimeve në treg, nxitjen e mbajtjes së librave të shërbimit (nga autoriparues të ligjshëm) dhe mbrojtjen e konsumatorit, blerësit, sikurse frenojmë hyrjen në vend të mjeteve të tejamortizuara! KUJDES: DPSHTRR përmes sistemeve të reja mbi verifikimin e mjeteve rezervon të drejtën të gjejë dhe nxjerrë kilometrazhin e vërtetë për mjetet rrugore të importuara, me kilometra, nëse ka mospërputhje me statusin e tyre në kolaudimin e parë në Shqipëri, sikurse të kërkojë nga homologët e huaj informacion në kohë reale mbi statusin më të fundit të odometrit! Mjeteve rrugore që rezultojnë me ULJE KILOMETRAZHI do t’u shënohet në certifikatën e kolaudimit statusi real! Nga janari 2022 në Certifikatën e Kolaudimit do të kemi edhe format historiku kilometrazhi! #DPSHTRR #MIE #Ligjshmëri #KontrolliTeknik #Kolaudimi #StopUljesSëKilometrazhit #StopMashtrimitMeOdometrin

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kilometrazhi i makinave kolaudimi i makinave kilometrazhi i makinave kolaudimi i makinave

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Nëntor 2021, 08:17

Sherr në Tiranë, 24-vjeçari dhunon kunatin

TIRANË– Një i ri ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht kunatin e tij në Tiranë. Policia bën të ditur se i riu me inicialet A,M, është vënë në pran...