Aktualitet

U dyshua për bombë te ‘Brryli’! Policia: Është radio, përdoret për ruajtje objektesh

5 Nëntor 2021, 08:42 Nga DOSJA
U dyshua për bombë te ‘Brryli’! Policia: Është

TIRANË– Policia dyshon se sendi i dyshimtë i cili është gjetur në zonën e ‘Brrylit’ është radio. Në dukje ajo është e mbështjellur me një shirit të zi. Kjo radio përdoret nga shoqëritë privat të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve. Policia e komisariatit numër 4 ka vendosur perimetrin e sigurisë në zonën ku ndodhet sendi i dyshimtë dhe priten që të mbërrijnë në vendin e ngjarjes ekspertët antieksploziv të RENEA-s.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 05.11.2021, në rrugën “Martin Canaj”, në trotuar, është gjetur një send i dyshimtë në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4 kanë vendosur perimetrin e sigurisë në zonën ku ndodhet sendi i dyshimtë dhe priten të mbërrijnë në vendngjarje ekspertët antieksploziv të RENEA-s.

LAJMI KRYESOR: Rrethohet ‘Brryli’/ Gjendet radio e mbështjellë, thirren forcat anti-eksploziv

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Nëntor 2021, 08:17

Sherr në Tiranë, 24-vjeçari dhunon kunatin

TIRANË– Një i ri ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht kunatin e tij në Tiranë. Policia bën të ditur se i riu me inicialet A,M, është vënë në pran...