Aktualitet

Paralajmërim për kryefamiljarin? Shpërthim me eksploziv në banesën në Fushë Krujë

5 Nëntor 2021, 06:33 Nga DOSJA
Paralajmërim për kryefamiljarin? Shpërthim me eksploziv në

FUSHË-KRUJË– Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në një banesë në Fushë Krujë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zallë, në derën e banesës së Edmond Hidrit. Mësohet se nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Nuk dihet nëse kryefamiljari ka pasur probleme me persona të tjerë e nëse ky ka qënë një paralajmërim. Policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorët.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 05.11.2021, rreth orës 00:56, tek porta e rrethimit të jashtëm të banesës së shtetasit E. H, në fshatin Zallë, Fushë-Krujë, ka plasur një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse. Për pasojë është dëmtuar vetëm porta e rrethimit të jashtëm të banesës. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

PAMJET/ Shpërthimi në Fushë-Krujë, pamjet nga banesa, dera e dëmtuar

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet edmond hidri eksploziv ne fushe kruje shpërthim në fushë-krujë edmond hidri eksploziv ne fushe kruje shpërthim në fushë-krujë

Sondazh

Poll