Aktualitet

Thanë se po shkonin në Shqipëri, arrestohen 3 shqiptar me 1 milion euro drogë

5 Nëntor 2021, 09:17 Nga DOSJA
Thanë se po shkonin në Shqipëri, arrestohen 3 shqiptar me 1

ITALI– Guardia di Finanza e Veronës arrestoi tre persona për trafik ndërkombëtar droge dhe sekuestroi 11 kilogramë kokainë të gjetura të fshehura në fundin e rremë të një makine.

Sipas mediave italiane, të arrestuarit janë tre shtetas shqiptarë, të gjithë me dosje të pastër dhe të moshës nga 30 deri në 40 vjeç.Të tre u kapën në dy makina të fuqishme përgjatë autostradës A22 Brenner, në shtrirjen midis Ala dhe Affi.

Policia kishte dyshime për faktin se dy makinat udhëtonin me shpejtësi të madhe, njëra pas tjetrës, duke lënë të kuptohet se e para mund të shërbente si stafetë për të dytën. Pasi u ndaluan dy mjetet, në bagazhin e njërës prej dy makinave, të fshehura brenda një fundi të dyfishtë të krijuar posaçërisht për fshehjen e drogës.

Tre trafikantët, të gozhduar edhe nga përmbajtja e celularëve të sekuestruar, u arrestuan për veprën penale të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe u dërguan në burgun e Veronës, në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor, i cili në orët e fundit ka vërtetuar arrestimin e tyre duke caktuar masën e paraburgimit.

Vlerësohet se droga, nëse do të kishte dalë në tregun e konsumit, kushtonte deri në 1 milion euro.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 shqiptar ne itali policia italiane trafik droge arrestohen 3 shqiptar ne itali policia italiane trafik droge

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Nëntor 2021, 08:17

Sherr në Tiranë, 24-vjeçari dhunon kunatin

TIRANË– Një i ri ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht kunatin e tij në Tiranë. Policia bën të ditur se i riu me inicialet A,M, është vënë në pran...