Aktualitet

Babë e bir arrestohen në Tiranë! Lëviznin me armë zjarri, ua ruante 68-vjeçarja

5 Nëntor 2021, 07:46 Nga DOSJA
Babë e bir arrestohen në Tiranë! Lëviznin me armë

TIRANË – Policia e Tiranës, nëpërmjet operacionit “Parandalimi” ka arrestuar babë e bir ditën e sotme në rrugën “Ali Kolonja” pasi në triçiklin e tyre gjeti 2 automatikë dhe disa fishekë.

S. J, 39 vjeç dhe djali i tij E. J., 16 vjeç ishin të dy banues në Tiranë.

Është proceduar penalisht edhe një 68 vjeçare, P.T pasi ruante në shtëpinë e saj armët e dy të arrestuarve. Gjatë kontrollit në shtëpi ju gjet edhe një armë gjahu pa leje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.2, operacioni policor i koduar “Parandalimi”. Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 2 armë zjarri automatik, 1 armë gjahu dhe municion luftarak. Vihen në pranga babë e bir. Procedohet në gjendje të lirë dhe një 68-vjeçare, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”. Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje, si rezultat i informacioneve të mara në rrugë operative organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Parandalimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: -S. J., 39 vjeç dhe djali i tij E. J., 16 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Kriminale të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kishin grumbulluar informacione në rrugë operative se këta 2 shtetas po qarkullonin me një triçikël, me armë zjarri me vete. Bazuar në këto prova, gjatë operacionit, në rrugën “Ali Kolonja u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve. Gjatë kontrollit të triçiklit u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht dhe shtetasja P. T., 68 vjeçe, e cila dyshohet se ruante në banesën e saj armët e zjarrit që iu sekuestruan shtetasve të lartpërmendur. Gjatë kontrollit në banesën e saj u gjet një armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, gjatë këtij operacioni. Vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtari kriminale dhe zbulimin e qëllimit që kishin këta shtetas, me armët që posedonin. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Tiranë, për hetime të mëtejshme.

(a.b/m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen babe e bir ne tirane policia e tirane policia e tiranes procedohet penalisht 68 vjecarja arrestohen babe e bir ne tirane policia e tirane policia e tiranes procedohet penalisht 68 vjecarja

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Nëntor 2021, 08:17

Sherr në Tiranë, 24-vjeçari dhunon kunatin

TIRANË– Një i ri ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht kunatin e tij në Tiranë. Policia bën të ditur se i riu me inicialet A,M, është vënë në pran...