Politike

Zgjedhjet lokale, Gjikuri-Voltana Ademit: Ti je aksident historik, të ndihmon fati

4 Nëntor 2021, 20:27 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale, Gjikuri-Voltana Ademit: Ti je aksident historik, të

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka thënë se nga zgjedhjet e 30 qershorit kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka qenë me fat, pasi pas zgjedhjeve ajo ngeli sërish po në të njejtin pozicion. I ftuar në “Çim Peka Live”, Gjiknuri e konsideroi këtë rast si interesant dhe si aksident historik, pasi ka tre vite në zyrë pa zgjedhje. Ndërkohë që nga ana tjetër, Ademi tha se në fletat e votimit të 30 qershorit kishte vetëm një opsion për të votuar dhe një emër.

Pjesë nga intervista:

Damian Gjiknuri: Ti je rast interesant. Ti je aksident historik. Ke tre vjet në zyrë pa zgjedhje, për ty shkoi mirë kjo punë.

Voltana Ademi: Mos u shqetësoni.

Damian Gjiknuri: Jo, e bëra për humor. Nga e gjithë opozita ka vetëm një të fituar, ajo quhet Voltana Ademi. Ty të ndihmoi fati dhe je njeri me fat në këtë rast.

Voltana Ademi: Jo, e keni gabim. Fatkeqësisht e keni gabim.

Voltana Ademi: Bindja Demokratike u regjistrua jashtë afateve zgjedhore. Por të shkosh ditën e votimit dhe të kesh një fletë votimi ku ka vetëm një votë pro, të gjtiha mund të qëndrojnë, vetëm kjo nuk qëndron. Për këtë, Gjykata Kushtetuse duhet të japë një argument. Shqiptarët nuk kishin asnjë opsion, përveç se ‘Pro’. Vetëm një emër dhe vetëm një pro, pa alternativë.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike damian gjiknuri voltana ademi zgjedhjet e 30 qershorit damian gjiknuri voltana ademi zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll