Politike

Gjiknuri: E dëgjova ‘tërmetin’ në Foltoren e Berishës, më vjen mirë

4 Nëntor 2021, 21:00 Nga DOSJA
Gjiknuri: E dëgjova ‘tërmetin’ në Foltoren e

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri duket se e ndjek nismën e ish-kryeministrit Sali Bersha, Foltore. I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, në Syri Tv, Gjiknuri tha se i vjen mirë që fjala tërmet (për të cilën ai e ka përdorur në zgjedhjet lokale të vitit 2019, në një përgjim të publikuar nga gazeta gjermane Bild) po përdoret politikisht. Madje me krenari ka marrë edhe autorsinë e termit. 

Pjesë nga intervista:

Gjiknuri: Kur e dëgjova tërmetin në ‘Foltore’ kur i tha njëri Sali Berisha je një tërmet i vërtetë në politikë dhe salla duartrokiti, më vjen mirë që shprehja tërmet ka marrë një përdorim mbi një lëvizje të fortë dhe të papritur politike.

Peka: Nuk e di sa mirë do të vijë pas 11 dhjetorit…

Gjiknuri: Do ta shohim. Pse ça ka në 11 dhjetor?

Peka: Ka stresin tuaj. Është data më problematike për ju. Jo gjithmonë opozita do të ketë kryetar partie dike që ju i ofroni pazar. Dhe me një lider tjetër të opozitës shans që ai person të rrijë kryetar bashkie në Lezhë, ju e konsideroni çështje bajate, nuk ka.

Gjiknuri: Se kush do të jetë lider i opozitës nuk është problemi im, por i juaji.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike damian gjiknuri foltorja e pd sali berisha damian gjiknuri foltorja e pd sali berisha

Sondazh

Poll